Lipjan, arrestohet hajni i baterive të veturave

PUBLIKUAR

Njësitet policore të stacionit të Lipjanit, kanë arrestuar një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve, transmeton Indeksonlie.

Rastet kanë ndodhur në qytetin e Lipjanit, në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore, ku kryesisht janë vjedhur bateri (akumulatorë) nga veturat.

Puna e hetuesve të stacionit policor të Lipjanit, lidhur me rastet në fjalë, është finalizuar këtë javë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur të arrestojnë një person të dyshuar: F. Z. mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( i dyshuar për dhjetë vjedhje të raportuara deri tash ne stacionin e Lipjanit).

 

Në koordinim më prokurorin kujdestar dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë, ndërkohë që personit të dyshuar i është shqiptuar masa e paraburgimit për 30 ditë./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...