Drejtoria e Inspektoratit gjatë muajit Shkurt kanë hasur në 23 biznese të pa regjistruara në qendrën e regjistrimit të biznesit ku janë urdhëruar me procesverbal dhe me aktvendim që të bëjë regjistrimin.
Sipas raportit të muajit shkurt, thuhet se gjithashtu kanë pasur 27 biznese pa pranime teknik të lokaleve afariste për plotësimin e kushteve tekniko higjenike ku janë urdhëruar me procesverbal dhe aktvendim që të aplikojnë pranë Drejtorisë së Inspektoratit tek Inspektoret e Tregut, transmeton LipjaniNews
“Në bazë të kërkesave të bizneseve kemi bërë pranime teknike me procesverbal për plotësimin e kushteve tekniko minimale për të ushtruar veprimtarin e tyre, gjatë kontrolleve kemi hasur në mall me afat të skaduar në vlerë prej 33.00€, po ashtu së bashku me inspektorin sanitar dhe inspektoret e agjensionit te ushqimit dhe veterinës kemi asgjësuar 9 krerë lopë, në pronën e tij të cilët ishin të diagnostikuar me Brucelozë”, thuhet më tej në raport./LipjaniNews.com/


