Lipjan: 1.118 raste aktive me Covid-19

PUBLIKUAR

2.390 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 brenda 24-orëve, Ministria e Shëndetësisë njofton se nuk ka asnjë të vdekur nga ky virus.

Njoftohet për shërimin e 1.291 qytetarëve.

Ndërsa numri i rasteve aktive me Covid-19 ka shkuar në 35.051, në Lipjan 1.118 raste aktive në total.

Njoftimi i plotë i MSH-së:

30 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.556 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.776.133 doza të vaksinës.

Deri më sot 805.086 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 77.437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 10.336 testime, 2.390 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 1.291 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 166.282.

Në total numri i rasteve aktive është 35.051.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...