Lind fëmija i parë që ka tre prindër biologjik

PUBLIKUAR

Ngjarje shumë kontroverse ka ndodhur në Greqi, teksa një fëmijë ka lindur që ka biologjikisht tre prindër, shkruan Express UK.

Fëmija ka lindur pasi mjekët kanë marrë informacione gjenetike nga tre individë, dy gra dhe një burrë. Pastaj mjekët kanë futur vezët e fertilizuara dhe i kanë futur brenda mitrës së nënës. Teknika është zhvilluar që të ndihmojnë çiftet që nuk mund të bëjnë fëmijë.

Në këtë rast, shkencëtarët në Barcelonë morën një vezore nga nëna, spermën nga babai dhe një vezore tjetër nga një dhuruese femër.

Mjekët e përdorën vezën e dhurueses që ta ndërrojnë me ADN mitokondrike të nënës që ishte sterile. Ata kanë konstatuar se shumca e ADN’së do iu takojë prindërve, dhe vetëm një fraksion i vogël do vijë nga dhuruesja.

Ka pasur kritika ndaj këtij eksperimenti, disa e kanë quajtur si një hap të tepërt duke e dërguar shoqërinë drejt një kulture të bebeve të modifikuara./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...