Ligjet në Suedi: Emigrantët që e përdhunuan një femër dhe e transmetuan ‘live’ në Facebook, marrin dënime qesharake (Foto)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një rast i dhunës në familje u raportua në ditën e Bajramit në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i...

Vdes meteorologu Sylë Tahirsylaj

Ka vdekur sot meteorologu Sylë Tahirsylaj. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Tahirsylajt. Në...

Dy emigrantë afganë, të cilët e kishin përdhunuar një femër për tre orë në Suedi, ndërkohë që një shok i tyre e kishte xhiruar gjithë ngjarjen dhe e kishte publikuar në Facebook Live – janë dënuar njëri me vetëm dy vjet e katër muaj burg dhe tjetri me vetëm një vit.

Dy përdhunuesit dhe pjesëmarrësi në këtë ngjarje janë arrestuar, pasi policia e kishte gjetur vendin nga ku është transmetuar xhirimi në një grupi të mbyllur në Facebook me 60.000 anëtarë.

Për ngjarjen që ka ndodhur më 22 janar në Uppsala në veriperëndim të Stokholmit, policinë e kishin njoftuar anëtarët një grupi të mbyllur në Facebook me 60.000 anëtarë, ku ishte emetuar xhirimi.

Gjykata suedeze e ka dënuar Reza Mohammed Ahmadin (21 vjeç) me dy vjet e katër muaj burg për përdhunim dhe pjesëmarrje në përdhunim, ndërsa Maysam Afshar (18 vjeçar) është dënuar me një vit burg për përdhunim (dënim i zvogëluar për shkak të moshës së tij). Njëherësh, agresorët do t’i paguajnë 35.000 euro dëmshpërblim viktimës.

Që të dy përdhunuesit janë qytetarët afganë, të cilëve iu është lejuar qëndrimi në Suedi, njofton Telegrafi.

Emil Khodagholi (21 vjeçar), qytetar i Suedisë, është dënuar me gjashtë muaj burg për postimin e xhirimit në Facebook.

Që të tre të dënuarit ishin deklaruar të pafajshëm. Ahmadi dhe Afshar kanë pranuar të kenë kryer marrëdhënie me viktimën, por kanë thënë se ajo ishte pajtuar për këtë gjë.

Nga ana tjetër, Khodagholi ka theksuar se ai nuk ka qenë i vetmi që e ka xhiruar ngjarjen dhe se nuk e ka ditur se viktima ishte kundër që xhirimi të publikohej.

Në një njoftim të Gjykatës së Qarkut në Uppsala është thënë se femra e përdhunuar kishte qenë shumë e dehur dhe nën ndikimin e drogës.

Tashmë, xhirimi është larguar nga Facebooku, por paraprakisht ishte shpërndarë në masë të madhe në internet.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...