Lightyear bën histori, fillon prodhimin e automjetit të saj të parë me energji diellore Lightyear 0

PUBLIKUAR

Lightyear, kompania holandeze e teknologjisë së lartë që po zhvillon makinën e parë diellore-elektrike në botë, shkruan histori duke filluar zyrtarisht prodhimin e automjetit të saj të parë, Lightyear 0, në objektin e Valmet Automative në Finlandë.

Kompania planifikon të prodhojë një makinë në javë dhe të rrisë gradualisht prodhimin e saj në tremujorin e parë të vitit 2023, transmeton Telegrafi.

Siç raportohet, kjo është kompania e parë e automobilave që prodhon automjet elektrik që gjeneron energji direkt nga rrezet e diellit.

Pas gjashtë vjetësh zhvillimi të teknologjive të veta, Lightyear ka tejkaluar një nga fazat më sfiduese për kompanitë e reja të automobilave: hyrjen në treg me teknologji të reja.

“Ne kemi arritur shumë etapa në vitet e fundit, nga arritjet kryesore të financimit deri te partneritetet e shkëlqyera. Megjithatë, sot është momenti më domethënës dhe ndoshta më sfiduesi që kemi arritur deri më tani”, thotë Lex Hoefsloot, CEO dhe bashkëthemelues i Lightyear.

Reklama

“Fillimi i prodhimit të Lightyear 0, makinës së parë diellore, na sjell një hap të madh më afër misionit tonë të lëvizshmërisë së pastër për të gjithë, kudo. Ne mund të jemi të parët që e arrijmë këtë, por sigurisht shpresoj që të mos jemi të fundit”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...