Liga Total: Fitojnë favoritët, Dobraja pëson disfatë

PUBLIKUAR

Liga Total: Fitojnë favoritët, Dobraja pëson disfatë

Java e 7-të në Pit Power Liga Total në Lipjan përfundoi mes dueleve spektakolare në Superligë dhe befasive në Ligen e Dytë. Kjo xhiro ishte mjaftë e suksesshme ku nuk u veçua asnjë incident dhe pati duele mjaftë të bukura për sy që kënaqën tifozët e pranishëm në fushën Toni-M.

SUPERLIGA

Në Superligë veçohet fitorja e vështire e Bajramit nga Banulla ndaj Maceve me përmbysje, ndërsa spektakël pati edhe në duelin mes Dobrajës dhe Tika Takas që u fitua nga këta të fundit. Standard Benz vazhdon të ruajë ritmin e fitoreve, teksa edhe Sllovia e Centrum nuk lëshuan pikë këtë javë.
Në anën tjetër lufta për mbijetese bëhet interesante ku fitore të rëndësishme shënoi Banulla. Në vazhdim mund t’i shihni rezultate komplete të javës, si dhe renditjen tabelare së bashku me listën e golashënuesve për Superligë.

LIGA E DYTË

Në Ligen e Dytë Ardeno Mershkurti befasoi duke humbur ndaj Mia san Mias, ndërsa ritmin e tabelës me fitore e ruajtën Avni Ita, Mbretërit dhe Nipat e Dajës. Gjithashtu aty pranë qëndrojnë edhe Restaurant Shpella e Gumnasella të cilat gjithashtu fituan këtë xhiro.

Lufta është bërë interesante edhe në fund të tabelës ku plot 8 skuadra rrezikojnë rënien dhe janë të gjitha në luftë të ngushtë mes vete për të siguruar edhe një vit mbetjen në Ligen e dytë.

LIGA E TRETË

Liga e Tretë sonte zhvillon ndeshjet më kryesore ndërsa të shtunën u luajtën disa duele të cilat sollën rezultatet interesante. Ufot, Flaka dhe Stublla shënuan fitore të larta duke treguar formë shumë të mirë, ndërsa dhe Teqja triumfoi këtë xhiro.
Java e 7-te në Ligen e Tretë mbyllet sonte me katër ndeshjet e fundit.

Më të dalluarit e kësaj jave:  

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...