Liga Total, Dobraja fiton derbin (Video)

PUBLIKUAR

Javë madhështore në Liga Total, Dobraja fiton derbin (Video)

Java e 12-të ishte e jashtëzakonshme në Pit Power Liga Total duke dhuruar emocione të papara në praninë e mbi 1500 shikuesve. Superliga ndezi luftën për titull në disa ndeshje të cilat u ndoqën nga një numër i madh fansash në fushën Toni-M, ndërsa kulminacioni arriti në sfidën mes Dobrajës dhe Bajramit nga Banulla që bëri stadiumin të dridhet nga prania e madhe e tifozëve.

SUPERLIGA

Superliga kishte si kryefjale të padiskutueshme sfidën e lartpërmendur mes Bajramit dhe Dobrajës që përfundoi në mënyrën me të mirë të mundshme. Bajrami arriti të avancojë e para me dy gola në pjesën e parë dhe u duk se derbi do i takonte ekipit të Ardian Kozhanit mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi pasi që Dobraja në pjesën e dytë bëri një rikthim të madh duke shënuar plot katër gola dhe duke përmbysur rezultatin në 4-2. Sfida qe mblodhi mbi 1500 tifozë përfundoi pa asnjë ekses të vetëm.

Ne anën tjetër Standard Benz nuk gaboi dhe mposhti 5-2 Tika Takan, ndonëse jo pa vështirësi meqenëse në fillim ishte në disavantazh. Centrum e pati të vështirë të qajë akullin e Xhamisë së Magurës por krejt në fund ia doli të rrëmbejë tre pikët. Sllovia mundi 6-0 Janjeven, ndërsa edhe Macet u treguan të sakta duke mposhtur 2-0 Minatorin. Më në fund, fitoreve ju rikthye edhe skuadra e Blerim Shabanit, Gadimja, që triumfoi 4-3 ndaj AL Com, ndërkaq në barazim 0-0 përfundoi sfida mes Dream Team dhe Real Magures. Termax mposhti skuadrën debutuese të Venezias 3-2 teksa me rezultat zyrtar Prishtina e Re mundi Mergim Strelin.

Më poshtë rezultatet, tabela, golashënuesit më të mirë, si dhe më të dalluarit e kësaj jave në Superligë:

LIGA E DYTË

Javë me derbi ishte dhe në Ligen e Dytë. Nipat e Dajës munden Mbretërit 4-1, duke ju shkaktuar humbjen e parë sezonale lojtareve nga Rubofci. Ne këtë sfidë shkëlqeu Shqiprim Kelmendi me het-trik. Nivela në anën tjetër me shumë mjeshtri fitoi ndaj Gumnaselles me rezultat 4-3, në një sfidë të fortë e me rikthime rezultatesh. Avni Ita arkëtoi tre pikët e radhës në sfidën tjetër derbi ndaj Restaurant Shpelles. Skuadra e Kemajl Gashit fitoi 4-0.

Befasoi Ardeno Meshkurti që barazoi pa gola 0-0 ndaj Milanos. Fitore me rëndësi shënoi dhe Mia san Mia 4-3 ndaj Qulleve, ndërsa Trepça befasoi paksa Borussinë duke e mundur me rezultat 5-3. Hap të madh drejt mbijetesës bëri Smallusha duke mundur 3-2 Besa Sllovinë, ndërsa me rezultat pozitiv vazhdoi edhe Shoqnia që mposhti 3-0 Teos. Dostat u mposhten nga Dardanet 1-6.

Më poshtë rezultatet, tabela, golashënuesit më të mirë, si dhe më të dalluarit e kësaj jave në Ligën e Dytë:

LIGA E TRETË

Edhe Liga e Tretë pati ndeshje të forta. Te shtunën në mesdite Restaurant 2000 fituan ndaj Bujarisë 5-3, teksa fitore shënuan dhe Ufot 2-0 ndaj Edisonit. Muhagjert dhe Flaka fituan,respektivisht ndaj Ismail Lumes 3-1 dhe Xhamisë së Babushit 4-2. Ndërkaq, Stublla nxori një barazim në fund ndaj Rubofcit 2-2, në një sfide mjaftë interesante.

Oficcerat të hënën mbrëma munden 4-3 The Blue, ndërsa Qallapeku befasoi Shpellën duke e mundur 5-2. Fitore shënoi dhe Mermeri qe mundi 6-5 Mega Petrolin, ndërsa edhe Relux nuk gaboi duke fituar 3-1 ndaj Teqës.

Më poshtë rezultatet, tabela, golashënuesit më të mirë, si dhe më të dalluarit e kësaj jave në Ligën e Tretë: 

 

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...