Liga Arabe paralajmëron Izraelin: Po luan me zjarr

PUBLIKUAR

Liga Arabe e ka paralajmëruar Izraelin se është duke luajtur me zjarr për shkak se e ka kaluar vijën e kuqe në Jerusalem. Ndërkohë, ministrat e saj të jashtë do ta mbajnë një takim urgjent të mërkurën për ta diskutuar dhunën izraelite-palestineze, njofton kjo ligë në një komunikatë të publikuar sot.

Izraeli ka dërguar trupa shtesë dje në Bregun e okupuar Perëndimor, pas shpërthimit të dhunës për shkak se Izraeli i instaloi detektorët e metalit në pikat e hyrjes në tempullin shenjtëror në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit, transmeton Express.

Një sulmues palestinez i theri për vdekje tre izraelit të premten, pasi pak orë më herët ishin vrarë tre palestinezë.

“Jerusalemi është vijë e kuqe që myslimanët dhe arabët nuk mund të lejojnë të kalohet… dhe ajo që po ndodh sot është tentim për të vendosur një realitet të ri në Qytetin e Shenjtë. Qeveria izraelite po luan me zjarr dhe po rrezikon një krizë të madhe me botën arabe dhe islamike,” ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...