Lideri republikan në Senatin Amerikan, Mitch McConnell, e ka dënuar ashpër çfarëdo ndërhyrje të huaj për të pasur ndikim në zgjedhjet në SHBA. Ai ka thënë se rusët nuk janë miq të SHBA-së.
McConnell ka folur sot para gazetarëve, një ditë pasi presidenti i sapo zgjedhur, Donald Trump, tha që s’u beson vlerësimeve të CIA-s se hakerët rusë kishin ndërhyrë në zgjedhje për t’i ndihmuar Trumpit që të fitonte, transmeton Express.
McConnell ka thënë se rusët nuk janë miq të Amerikës, si dhe i ka dënuar sulmet kibernetike ruse ndaj Komitetit Nacional Demokratik dhe ndaj organizatave të tjera politike.
Ai, po ashtu njoftoi se Komitetit i Inteligjencës i Senatit do t’i hetojë sulmet kibernetike ruse./Express/


