Lideri i fundit botëror në pozitë: Kjo foto tregon sa shumë ka ndryshuar bota në vitin 2016 (Foto)

PUBLIKUAR

Një foto e kancelares gjermane Angela Merkel, presidentit francez Francois Hollande, presidentit amerikan në largim Barack Obama, kryeministrit italian që dha sot dorëheqje Matteo Renzi, dhe ish kryeministrit të Britanisë së Madhe David Cameron, flet shumë për tollovinë që është shkaktuar në politikat botërore gjatë këtij viti.

Kjo foto u bë në prill të këtij viti gjatë samitit të G5-s, por vetëm njëri nga liderët që shihen në të, është ende në pozitë, Angela Merkel, e cila do të garojë edhe për një mandat tjetër, pas një serie të ngjarjeve tronditëse, nga dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja te votimi i italianëve kundër reformave kushtetuese, që rezultuan në dorëheqjen e dy kryeministrave evropianë në një hapësirë prej gjashtë muajve, transmeton Express.

Renzi njoftoi sot se do të japë dorëheqje pas humbjes së thellë në referendumin italian për ndryshime kushtetuese, në të cilin 60% e italianëve votuan kundër propozimeve të tij.

David Cameron dha dorëheqje në muajin qershori, britanikët votuan për të dalë nga Bashkimi Evropian, në një referendum që vet Cameron e kishte thirrur duke i kërkuar popullit që votojë për ta mbajtur vendin në BE.

Ndërkohë, presidenti francez Hollande, presidenti më pak popullor në vend që nga vitit 1940, njoftoi se nuk do të garojë për edhe një mandat tjetër në zgjedhjet e vitit 2017, me lideren e ekstremit të djathtë Marine Le Pen që po fiton terren në Francë.

Barack Obamas i mbaron mandati si president amerikan dhe nga janari i 2017-s, Donald Trump do ta marrë pozitën e tij pas fitores tronditëse në zgjedhjet e nëntorit.

Angela Merkel ka njoftuar se do të garojë edhe për një mandat tjetër si kancelare gjermane në zgjedhjet e vitit të ardhshëm./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...