Liderë të Izraelit, Turqisë e Gjermanisë mblidhen në Rusi

PUBLIKUAR

Rusia do të jetë sot qendër për diplomaci, pasi do të presë udhëheqësit e Izraelit dhe të Turqisë, ashtu si edhe ministrin e Jashtëm të Gjermanisë.

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se ky i fundit synon të shfrytëzojë takimin me presidentin rus, Vladimir Putin, për të shprehur kundërshtimin ndaj pranisë së forcave iraniane në kufirin verior të Izraelit me Libinë dhe Sirinë.

“Ky është takim shumë i rëndësishëm për sigurinë e Izraelit”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, do të presë homologun e tij gjerman, Sigmar Gabriel, për të diskutuar konfliktin në Ukrainë. Gabriel do të takojë edhe Putinin.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, do të arrijë po ashtu sot në Moksë, ndërsa takimi i tij me Putinin është paraparë për nesër, raporton Rel.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...