Liburn Aliu: Mustafa e Kurti kanë folur me telefon, “presin” certifikimin e rezultateve

PUBLIKUAR

Liburn Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje, e ka përmendur telefonatën e zhvilluar mes kryetarit Albin Kurti si dhe kryetarit të LDK-së Isa Mustafës.

“Albin Kurti e Isa Mustafa kanë biseduar para rreth një javë në telefon. Isa Mustafa ka thënë që po presin certifikimin e rezultatit”, ka thënë Aliu në emision Click në RTV21, duke shtuar se është mirë qysh tash të fillojnë takimet dhe të flitet më konkretisht. ‘’Nuk ka pse të pritet certifikimi. Rezultatet po dihen dhe se kush do të jetë deputetë është e qartë”.

Ai ka folur për koalicionin PDK-AAK-NISMA, duke thënë se është një koalicion i panatyrshëm “kur kemi faktin e rrëzimit të Qeverisë”. Ai shtoi se gjasat që ky koalicion të formojë Qeverinë nuk janë të mëdha edhe pse ata po përpiqen që të gjejnë deputetë nga subjektet tjera, përfshirë Listën Serbe.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...