Libri amëz i ish-Jugosllavisë dokumenton se Adem Jashari ka lindur më 28 nëntor

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Zyrtari i KFOR-it pyetet nga Specialja për uniformat që mbante UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon edhe të mërkurën...

Moti sot i vranët e me diell

Sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas njoftimit të...

Në librin amëz të ish-Jugosllavisë bëhet e ditur data e lindjes së komandantit Adem Jashari. Aty figuron se Adem Jashari ka lindur më 28 nëntor 1955, edhe pse kjo së fundmi po kontestohej, e ky kontestim hapi debat rreth datës së lindjes së komandantit.

Numrat personalë në ish-Jugosllavi fillonin me ditën, muajin dhe tre numrat e fundit të vitit të lindjes. Numri personal i Adem Jasharit fillon me 2811955.. në udhëzuesit administrativë të asaj kohe, shkruan Gazeta Express.

Debati rreth datës së lindjes u hap dje kur analisti Nexhmedin Spahiu tha se dikush e kishte falsifikuar datën e lindjes së Adem Jasharit sepse ai ka lindur më 10 tetor, e jo me 28 nëntor.

“Kush është ai që i falsifikoi ditëlindjen Adem Jasharit. Nga 10.10.1955 e bëri 28.11.1955?!!!Duhet me u hi gazetave mbas 1998 e me gjetë kush është ai falsifikator i rrezikshëm e me e dënu. Sa më vjen inat që edhe vetë e kam hangër këtë mashtrim të paskrupullt e e kam përdorë në një shkrim timin, se nuk më shkonte mendja se dikush ka nevojë me rrejtë publikisht aq paskrupullt”, ka shkruar dje Spahiu.

Jashari publikoi certifikatën e vdekjes së komandantit, dokument ky i administratës së UNMIK’ut ku shkruhej se Adem Jashari kishte lindur me datë 28 të muajit nëntor. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Zyrtari i KFOR-it pyetet nga Specialja për uniformat që mbante UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon edhe të mërkurën...

Moti sot i vranët e me diell

Sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas njoftimit të...

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...