Libi: Janë gjetur 27 trupa të pajetë të migrantëve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Trupat e pajetë të 27 migrantëve janë gjetur në Libi, ndërsa 13 prej tyre kishin vdekur nga zënia e frymës në kontejnerin transportues, ka njoftuar mbrëmë organizata humanitare, Gjysmëhëna e Kuqe.

Migrantët e gjetur në kontejner duket se ishin mbyllur brenda për disa ditë, derisa ishin transportuar në bregdetin Khoms, në përpjekjet e tyre për ta kaluar Detin Mesdhe për të arritur në Evropë, tha kjo organizatë.

Nga ky kontejner janë shpëtuar 56 migrantë, disa prej tyre me plagë serioze, transmeton Rel.

Të 14 trupat e tjerë të pajetë janë gjetur në det afër qytetit bregdetar Zuvara, në perëndim të qytetit Tripoli, ku 124 migrantë të tjerë ishin shpëtuar në këtë hapësirë, ka thënë një zëdhënës i Gjysmëhënës së Kuqe.

Aktualisht, Libia është shndërruar në pikë kryesore për migrantët për ta kaluar Detin Mesdhe për të arritur në Evropë.

Gjatë vitit të kaluar, nëpër këtë rrugë detare në Itali ka arritur një numër rekord prej 181 mijë migrantëve.

Më herët këtë javë, trupat e 74 migrantëve janë gjetur afër vendit bregdetar të Libisë, Zavija.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...