Lexus lanson modelin luksoz, me të cilin rivalizon veturat gjermane (Foto)

PUBLIKUAR

Prodhuesi japonez Lexus, është gjithnjë e më afër që të krahasohet me modelet më të mira nga Mercedes dhe BMW.

Njëjtë sikur kompanitë gjermane, ia ka dalë që të integrohet fuqia e lartë, teknologjia moderne dhe luksi në një model të vetëm që është LS 500 F Sport, transmeton Telegrafi.

Vetura e publikuar vetëm pak ditë para se të zhvillohet New York Auto Show 2017, ka 415 kuajfuqi që i ndihmojë të garojë krahas rivalëve të tij, që kanë shpejtësi të përafërt.

Në anën tjetër, ky model që po konsiderohet se ka luksin e S-Class dhe cilësitë sportive sikur 7 Series, po mendohet se do të jetë shumë i kërkuar në treg.

Për 5.2-sekonda, ky Lexus mund të arrijë prej qëndrimit në vend, deri në shpejtësinë prej 100 kilometra në orë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...