Lëvizjet demografike, emigrimi dhe migrimi i popullsisë në Llugaxhi të Lipjanit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Dhunë fizike, psikike, kanosje e përdorim i armës, 12 raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar për 12 raste të dhunës në familje në 24...

Kurti: Demonstratat e vitit 1989, simbol i rezistencës së popullit të Kosovës ndaj shtypjes serbe

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar demonstratat popullore të vitit 1989, në 35 vjetorin e...

OPINION NGA SELATIN RETKCERI

Çfarë po ndodhë me shkollat, pse po zbrazen ato, edhe shkollën e LLugaxhisë e ka prekur ky sindrom

Shkolla e Llugaxhisë, nxënësit e saj, personeli arsimor, infrastruktura shkollore, kabinetet, terenet sportive, salla e sporteve, ambientet brenda e jashtë shkollës, për shumë vite ishin dhe vazhdojnë të jenë brengë dhe pjesë e pandashme e jetës time. Interesimi im për shkollën, nxënësit, popullin, rrugët, ambientin, kanalizimin, ujësjellësin, ternet sportive, parqet e fëmijëve dhe të rekreacionit, elektriku, trotuarët dhe ndriqimi i rrugëve, varrezat e fshatit, infrastruktura tjetër publike e në interes të qytetarëve ishin dhe mbeten gjithënjë në fokusin e mendjen time, jam angazhuar atëherë vazhdoj të angazhohem edhe sot që të gjitha këto ti kenë fëmijët e mi por edhe fëmijët e qytetarët tjerë që jetojnë dhe veprojnë në këte fshat por edhe më gjërë në fshatrat tjera.

Interesim personal kam pasur edhe për historinë, prejardhjen e familjes por edhe të gjithë bashkfshatarëve tjerë të cilët kanë ardhur këtu nga krahina e Toplicës komuna e Medvegjes nga rrethina e Leskovcit, Kurshumlisë dhe Prokuples. Qytete këto tani janë 100% serbe e që dikur populloheshin me shumicë shqiptare të cilët pa mëshirshëm u ndjekën dhe u përzunë me dhunë nga mëse 730 fshatra nga jugu i Serbisë. Ska se si të mos na interesoj dyndja e madhe, golgota serbe mbi një popull të pafajshëm që po ndjekej nga vendbanimet e tyre shekullore vetëm se ishin shqiptar. Ishin vitet 1877/80 kur mbretria serbe me ushtrinë dhe gjandarmërinë e vet, ndjeki pamëshirshëm qindra e mijëra shqiptar nga fshatrat e tyre, ku kishin jetuar për shekuj me radhë parardhësit tonë pellazgo-ilir.

Muhaxhirët ikën nga vendi i tyre, duke lënë varret, tokat , malet, shtëpitë e hambaret plot me grur e miser, vetëm për të shpëtuar jetën e grave, pleqëve e fëmijëve. Ikja nuk ishte bërë krejt pa rezistencë, ku burrat dhe të rinjët kishin krijuar kordonin e sigurisë me pak armatim këmbsorie që e kishin në disponim, u mundonin të  pengonin ushtrinë serbe që të vriste sa ma pak gra, fëmijë, pleq e të rinjë të cilët po iknin me qerre të qeve e kuajve të ngarkuara me pak ushqim, shtrojë e mbulojë që kishin arritur ta ngarkonin në kordonet e qerreve dhe mjetet transportuese primitive të kohës. Rezistenca popullore ishte e pamundur, kundër një ushtrie të organizuar, të armatosur e mirë ushqyer. Shumë autor kanë shkruar për këte ngjarje makabër ku thuhet se ka pasur shumë viktima, të vdekur, të terrorizuar e të prerë që kanë mbetur rrugëve e maleve, tentohej të bëhej rezistencë e të mbroheshin nga një ushtri shtetrore që ishte mirë e organizuar dhe e strukturuar. Muhaxhirët e formuan fshatin e tyre në një tokë që iu ishte dhuruar nga vendasit e Gadimës, vendorët kishin toka të shumëta djerrë të cilat nuk i punonin apo skishin edhe si ti punojnë në ato kohëra që punohej në mënyrë primitive. Fshatin e quajtën Llugaxhi, duke u mbështetur edhe në ate se krejt zona ishte një vend plot shkurre dhe si thot populli ishte llugë nga bimët dhe drunjët që mbulonin tërë sipërfaqen e banuar të fshatit të sotëm. Fshati bazuar edhe në tregimet e qytetarëve ka marrë emrin Llugaxhi bazuar edhe në terenin ku ishte formuar. Viti prej kur është populluar Llugaxhia thuhet të jetë viti 1881, ku sipas gojdhanave tregohet se në të njejtën kohë janë vendosur të gjitha fiset të cilat nuk janë thirrur sipas fisit por sipas vendbanimit nga ku kanë ardhur prej Serbisë.

Interesimin tim e kam shprehur për ta kuptuar se nga kur kan filluar të parët tonë të interesohen për arsimin dhe shkollën. Pleqët kanë tregu por edhe është shkruar se ky fshat është ndër të parët në Kosovë që ka filluar me shkollim. Shkolla e parë ishte në gjuhën serbe dhe mësohej me alfabetin cirilik që nga viti 1920/21. Atëherë kishte një mësonjëtore që quhej mejtep e që u zhvillonin mësimet në turqisht, e njejta paralele me të njejtit nxënës ka kaluar me mësim në gjuhën serbe. Një inspektor serb arsimit kishte vu në dyshim dhe dëshironte të mos e lejonte shkollën në lokalet e xhamisë, ai dëshironte të pengonte fillimin e mësimit se gjoja kjo nuk lejohet nga feja islame. Viti kur ka fillu  mësimi konsiderohet të jetë viti shkollor 1920/21, kur edhe është formuar paralelja e parë me krejt klasën djem të moshave të ndryshme. Ky vit shenohet edhe si viti prej kur ka filluar të sfidohet analfabetizmi total që ishte tek të parët tonë. Duke eksploruar me të gjitha këto tema, sikur më trokiti diçka në kokën time, ishte kjo një temë e cila është bërë shqetësim jo vetëm i imi por edhe i shumë qytetarëve të tjerë e sidomos i demografëve dhe studjuesve të fenomeneve sociale e demografike të popullsisë.

Para ca kohësh zhvillova një vizitë rutinore, të zakonshme në shkollën e fshatit, bisedove me arsimtarët e me drejtuesen e shkollës zonjën Drita Islami. Një pyetje e rëndomt që do ta bënte secili prind apo qytetar tjetër, që do të vizitonte e ndalej në shkollë do të ishte: zonja drejtoreshë si po ju vajnë punët në shkollë, a keni probleme, cili është interesimi i prindërve për shkollën, a po mësojnë nxënsit etj. Nuk e di si më erdhi një pyetje për drejtoreshën, e pyeta se si e keni hallin me numrin e nxënsëve? A ka ndikuar hapja e shkollës së re në Bujari, në zvoglimin e numrit të nxënësve? A  ka prind që po i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë të qytetit? Bëra edhe pyetje tjera rreth zvoglimit të numrit të nxënësve etj. Drejtoresha është përgjegjur, vërtetë ka rënë koxha shumë numri i nxënësve, për çka ajo ka treguar, se ka nga të gjitha pyetjet tuaja nga pak që ka ndikuar në këte ramje. Drejtoresha e ka pranuar se nga dy paralele që kishim thuajse për secilën klasë para 7 e 10 viteve tani mezi kemi një paralele me 18 deri 25 nxënës.

Llugaxhia konsiderohet si një vend agrar, me pak tokë por të një cilësie të mirë e që punohet me përkushtim dhe me metoda të reja e bashkëkohore të bujqësisë intensive. Ekziston një traditë e mirë e punës së tokës dhe zgjedhjes së kulturave industriale të cilat kanë dhënë rendimente e fitim të mirë për bujkun. Kulturat bujqësore që bujqit i kanë mbjellur janë: duhani industrial, pangjar sheqeri, lule dielli, lakra, patatja, speci, domatja dhe pemë e perime tjera të cilat kanë krijuar të hyra të mira për popullatën, janë mbjellur edhe gruri, misri dhe fasulja e bardhë. Llugaxhia duke qenë se është një vendbanim që ka afër qytetet si: Prishtinën, Lipjanin e Ferizajin, kjo ka bërë që llugaxhiasit mos të shprehin shumë interesim për të migruar në qytet. Tani kur shkruajmë për paradoksin demografik jo vetëm të këtij fshati por thuajse të gjitha fshatrave të komunës së Lipjanit, jemi para një realiteti të hidhur por të vertetë. Fshatrat po zbrazen, shtëpitë po mbeten të pabanuara, toka djerrë, shkollat pa fëmijë, pleqët pa mbikqyrje, objketet afariste po mbyllen dhe shumë të këqija tjera të cilat po përjetojmë në këto kohë të rënda.

Qytetarët vendor, diaspora por edhe emigrantët kanë harxhuar para të majme në ndërtimin e shtëpive luksoze, objketeve afariste por edhe objketeve tjera përcjellëse, të cilat për fat të keq kanë mbetur bosh. Pamja optike nga sytë e një vizitori të jashtëm të jep me kuptu se këto vendbanime dhe këto shtëpi të bukura e me stil janë të mbushura plot me njerz e të populluara, në realitet ato janë bërë caqe të hajnave të cilët edhe nëse nuk gjejnë asgjë në to, në shumicën e rasteve ata i vizitojnë ato dhe iu shkaktojnë dëme për të cilat duhet të investohet për ti përmirsuar dhe rregullar pas dëmeve të shkatuara nga hajnat e tërbuar. Fshati në vitin 1990 kishte gjithësej 145 shtëpi banimi, shumica e këtyre shtëpive ishin të ndërtuara me material të dobët, pa hekur dhe beton, thjesht ishin shtëpi të dobëta e me kosto të ulët ndërtimi. Nga të gjitha këto shtëpi që banoheshin dhe jetonin njerëzit në to deri në vitet e 90, tani ndoshta janë vetëm edhe 15 deri 20 shtëpi të cilat kanë mbetur të pa rrënuara, në to ndoshta jeton ende ndonjë i moshuar i cili ka mbetur i vetmuar, meqë fëmija kan ikur në gurbet ose në qytet, në këto shtëpi brenda pak vitesh nuk do të ketë banor, kjo për faktin se nuk do të ka kush ti trashëgoj ato shtëpi, të cilat para ca vitesh ishin plot me njerz dhe të gjithë ne lakmonim në ato familje të cilat kishin arritur të ndërtojnë shtëpi për ate kohë ishin koxha moderne. Shtëpitë që tani po mbeten të pabanuara, pa njerz në to, dikur ishin ma të mirat në fshatin tone, këte fshat vazhdojmë ta duam edhe pse po zbrazet me tempo të shpejt e marrëmendëse.

Braktisja e shkollës po ndodh gjithandej nëpër Kosovë, një ditë më rastisi të lexoj një shkrim ku tregonte se nga shkollat e komunës së Malishevës janë larguar 312 nxënës vetëm gjatë vitit 2018. Njëri prej profesorëve thoshte: “Cdo ditë e më shumë klasët tona po zbrazen, ata po e braktisin shkollën dhe po marrin rrugët e mërgimit”. Dikush tjetër tregon se Malisheva deri në vitin shkollor 2009/2010 numëronte 17,000 nxënës, derisa në vitin shkollor 2018/2019, Malisheva ka vetëm 13,000. Do të ishte interesant ta dim sa nxënës ma pak kemi sot në Lipjan dhe në krejt komunat e Kosovës. Nëse ky trend I zvoglimit të numrit të nxënësve si në Malishevë ka ndodhur edhe në komunat tjera atëherë mund të themi se gjendja është alarmante dhe emergjente. Dukuria e ikjes së nxënësve ka ndodhur edhe në Llugaxhi nga këta faktor:

  • Që nga themelimi i fshatit në vitin 1881, në të gjitha periudhat kemi parë se është rritur numri i banorëve,
  • Prej themelimit e deri sot janë rritur pronat dhe pasuritë e patundshme të qytetarëve,
  • Hapja e shkollës në fshat ka ndodhur në vitin 1920, që nga ai vit e deri në vitin 2003 është rritur numri i nx.
  • Prej vitit shkollor 2003/2004 ka fillu zvoglimi i numrit të nxënsve të regjistruar në këte shkollë.
  • Emigrimi i të rinjëve nga fshati në diasporë ka ndodhur masovikisht në vitet 1992/1999,
  • Migrimi i popullsisë nga fshati në qytet ka ndodhur pa ndërprerje që prej viteve të 60-ta i cili vazhdon ende.
  • Transferi i nxënësve nga fshati në qytet, duke besuar se në qytet ka mësim ma kualitativ.
  • Planifikimi i familjes, rënja e natalitetit të popullsisë,
  • Ikja e intelektualëve nga fshati, vazhdimi i jetës në qytet e diasporë,
  • Mungesa e perspektivës dhe vendeve të punës në fshat, jetës kulturore, sportive e artistike.

Trendet e rënjes së numrit të nxënësve, shqetësimet qytetare për këte dukuri me përmasa shqetsuese

Problemi gjithëkombtar i zvoglimit të numrit të nxënësve në shumicën e shkollave nëpër fshatra, ka përfshirë edhe shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Llugaxhi. Sipas statistikave shkollore kemi vërejtur një trend të rënjes së numrit të nxënësve nëpër klasë që prej vitit shkollor 2003/04. Numri maksimal i nxënësve në këte shkollë ishte në vitin 2003, prej këtij viti në vazhdimësi kemi vërejtur zvoglim të numrit për të ardhur sot në 222 nxënës, afërsisht ky është numri i nxënësve kur kemi filluar si shkollë e pavarur në vitin shkollor 1994/95. Shkolla në ate kohë kishte gjithësej 229 nxënës. Zvogëlimi kaq i madh i numrit të nxënësve më shtyri të bëj një studim, për të kuptuar prej nga ka ardhur ky zvoglim kaq e madh e numrit të nxënësve, në shkollën për të cilën kujtoj kohën kur i kishte deri 371 nxënës, kjo shkollë sot ka vetëm 222 nxënës apo 149 ma pak se sa para 15 viteve. Është në interes të theksojmë se shkolla është pavarësuar në vitin shkollor 1994/95. Gjatë vitit të parë shkollor, kishim startuar me gjithësej 229 nxënës duke përfshirë këtu edhe klasën parashkollorë. Pavarësimi i shkollës së Llugaxhisë kishte tërhequr edhe disa nxënës të fshatit Bujari, Marevc dhe Rubovc i Vogël. Sa iu përket këtyre lokaliteteve edhe sot kur po shkruajmë këte artikull, nxënësit e fshatrave që i përmendëm ma lartë vazhdojnë të vijojnë mësimet së bashku me bashkëmoshatarët e tyre të fshatit Llugaxhi.

Analiza e kësaj teme është interesante, duke marrë parasyshë rritjen e vazhdueshme të numrit të pronave familjare, shtëpive, pasurisë, objekteve tjera përcjellëse, bizneseve por edhe numri i banorëve ka shënuar një rritje të lehtë. Gjatë këtyre viteve kemi një trend në rënje të numrit të banorëve e sidomos  popullsisë produktive në fshat. Trendi i ulët apo rënja e natalitetit të popullsisë është njëri prej faktorëve kryesor, që ka ndiku te zvoglimi i numërit të nxënësve që mund të themi se është shumë i madh dhe në të njejtën kohë koxha shqetësues. Lëvizjet demografike, emigrimi, migrimi i brendëshëm prej një vendbanimi në vendbanimin tjetër, prej fshatit në qytet e lëvizje tjera të popullatës kanë qenë një referencë tjetër e imja. Jam munduar ta shpjegoj e përshkruaj në këte artikull problemin e zvoglimit të numrit të nxënësve, studimi është i mbështetur në burime të sigurta nga regjistrimet e popullsisë zyrtare e jo zyrtare, nga botimet e autorëve nga fshati si: Fetah Reçica, Gani Demir Retkoceri, Jahja Reçica e Abdullah Troshupa. Shumica e shifrave dhe statisatikave janë personale për të cilat kam shkruar e botuar në gazeta ditore e portale vendore, shumë dokumente i kemi ruajtur në arkivin personal e të cilat i trashëgojmë nga koha kur punonim paralelisht me pushtetin okupues serb.

Llugaxhia si vendbanim njihet që nga viti 1881 kur kishte gjithësej 20 shtëpi-kasolle banimi, me diku rreth 160 banor. Ky fshat në vitin 1920 kishte diku reth 35 shtëpi me mbi 300 banor, pas luftës së dytë botërore në vitin 1950 fshati ka arritur në 50 shtëpi e me rreth 450 banor. Me regjistrimin e vitit 1981 kishte 120 shtëpi dhe afro 1,000 banor. Me regjistrimin e fundit të pasluftës në vitin 2011, Llugaxhia kishte arritur në gjithësej 196 shtëpi të banuara me numër të banorëve prej 1,157. Kurse numri total i shtëpive të ndërtuara ka shënuar rritje deri në 347 shtëpi. Një analizë që mendoj ta zhvilloj shpejt është numri i bashkëqytetarëve dhe shtëpive të tyre të cilët i kanë ndërtuar në Lipjan, Prishtinë, Ferizaj, Shkup, Tiranë, Turqi e në ndonjë qytet e shtet tjetër.

Statistikat tregojnë rritje të popullsisë por edhe të pronave apo shtëpive të banimit, kurse numri i nxënësve e sidomos pas viteve 2002/2013 ka pasur zvoglim të madh. Maksimumi i nxënësve që kjo shkollë ka pasur ishte 371 nxënës. Trendi negativ ka filluar në vitin shkollor 2013/2014, ku për çdo vit kemi rënje të numrit të nxënësve sipas nesh kjo rënje ishte shqetësuese dhe koxha e madhe. Ramja e numrit të nxënësve me shkallë progresive është vërejtur këto vitet e fundit e sidomos prej vitit 2014/15 ku numri i nxënësve ka rënë në vetëm 237, dhe për të ardhur në numrin minimal që kjo shkollë ka pasur ndonjëherë në 222 nxënës në vitin e fundit shkollor.

Qytetarët e Llugaxhisë e sidomos të rinjët masovikisht e kanë lëshuar vendin e tyre në vitet 1992 deri 1999, kur qindar të rinjë kanë ikur drejt shteteve perendimore e sidomos në Britani të Madhe. Shkaqet e ikjes së të rinjëve, kryesisht ishin politike, ndjekje për ti dërguar në shërbimin ushtarak serb, shkaqe ekonomike e shkaqe tjera që e kanë nxitur largimin masiv të të rinjëve. Ikja ka vazhduar edhe pas vitit 1999 e deri më 2018, por tani me një tempo më të ulët. Ikja e të rinjëve këto vitet e fundit ka qenë ma e ulët se sa gjatë viteve të status qwos të viteve 1990/2000 të fund shekullit të XX-të. Shqetësimi i shoqërisë dhe qytetarëve është në mbetjen bosh të shkollave të ndërtuara, edhe në ato fshatra të cilat veq kanë mbetur me numër të vogël të nxënësve. Kemi shpenzuar buxhet të madh për ndërtim të ri, në të njejtën kohë na janë shtuar paralelet gjugje dhe kasët e kombinuara dmth. Mësuesi zhvillon programin mësimor në dy klasë të ndyshme paralelisht si ishte dikur në vitet e 70-ta kur në Llugaxhi mësimi mbahej me klasë të kombinuara 1&3 dhe 2&4.

Konkluzionet

  1. Numri i banoërve të Llugaxhisë edhe pse shkalla e emigrimit dhe migrimit ka qenë koxha e lartë, megjithate janë regjistruar shifra progressive të rritjes së numrit të popullsisë.
  2. Numri i nxënësve të regjistruar deri në vitin 2003 gjithënjë ka qenë në rritje, kurse nga ky vit kemi një trend të zvoglimit të numrit të nxënsve të regjistruar në klasën e parë.
  3. Numri i familjeve, shtëpive dhe pronave tjera të lujshme e të palujshme në fshat ka pasur rritje thuajse për çdo vit.
  4. Nga numri i qytetarëve me prejardhje nga Llugaxhia del se në këte fshat sot jetojnë 1,380 banor apo shprehur në përqindje 55.20%, derisa jashtë fshatit jetojnë 1,120 ose 44.80% e popullsisë.
  5. Shkalla e analfabetizmit në fshat nga viti 1920, kur thuajse ishte 100% analfabet, Llugaxhia sot nuk ka asnjë analfabet dmth 100% e popullit din të shkruajnë e lexojnë.
  6. Struktura e shkollimit të popullsisë duke fillu prej mësuesit deri te doktori i shkencave, nga ky fshat janë afër 16% të popullatës ose 400 djem, vajza, gra e burra që kanë përfunduar studime të larta.
  7. Niveli i lartë i emigrimit dhe migrimit të popullatës ka ndikuar në zvoglimin e numrit të nxënësve.
  8. Transferi apo bartaja e nxënësve nga shkolla amë në shkollën e qytetit në Lipjan ose Prishtinë është një faktor tjetër që ndikon në rënjen e numrit të nxënësve,
  9. Rënja e shkallës së natalitetit të popullsisë,
  10. Shtyrja e martesave të të rinjëve, heqja dorë nga martesa dhe planifikimi i familjes,
  11. Shpërngulja e të rinjëve në qytet dhe diasporë.
  12. Paperspektiva e të rinjëve për të jetuar në Kosovë.
  13. Humbja e besimit, pasiguria politike dhe shkalla e ulët e zhvillimit ekonomik të vendit.
  14. Paperspektiva politike dhe ekonomike e vendit tonë.
  15. Korrupcioni, nepotizmi, krimi politik e ekonomik, pasiguria, mungesa e perspectives, zhvillimi ekonomik janë disa nga problemet jo vetëm të rinisë por e tërë shoqërisë dhe popullit të Kosovës.
  • Shqetësim i përgjithshëm është se kemi gabime në politikat investive dhe shpërndarjen e buxhetit.
  • Pushtetet komunale nuk kanë arritur të hartojnë politika të shëndosha ekonomike dhe nuk janë në gjendje të krijojnë favore për investime të jashtme por as të brendëshme.
  • Legjislacioni në fuqi nuk iu jep shumë kompetenca qeverive komunale për të ndikuar në zhvillimin ekonomik të komunave të tyre.
  • Qeveria qendrore nuk po mund të ju shmanget investimeve në asfalte e autostrada të cilat nuk mund ta arsyetojnë dhe nuk sigurojnë kthim të investimeve.
  • Stabiliteti politik, pasiguria dhe mungesa e garancionit të investimeve po ndikon direkt në ikjen e investitorëve potencial.
  • Mungesa e planeve strategjike zhvillimore komunale dhe në nivel vendi por edhe moszbatimi i këtyre strategjive, është një pengesë tjetër e zhvillimit të vendit.
  • Shkalla e lartë e korrupcionit dhe krimit të organizuar në vendin tonë.
  • Numri i madh i të punësuarve në sektorin publik.
  • Sistemi prokurorial dhe gjygjësor jo funksional, i instrumentalizuar, i ndikuar nga politika dhe i korruptuar.
  • Arsimi parauniverzitar, ai univerzitar, kolegjet private dhe të gjitha nivelet e shkollimit të pareformuara.
  • Shëndetsia dhe sistemi shëndetsor shumë larg nga ajo që do të konsiderohej i pranueshëm.
  • Skemat sociale, pensionet, invaliditeti dhe të gjitha shtresat sociale të fryera në numër e të falcifikuara.

Duke parë se qfarë ka ndodhur me këte fshat i cili është në pozitë të mirë gjeografike, ka punësim të konsideruar, remitanca të mira nga emigrantët, nivel të lartë shkollimi, tokë të mirë dhe bujq të mire, që përfitojnë nga puna në bujqësi dhe blegtori, biznese private të cilat punojnë me profit, shumë emigrant në botën e jashtme që ndikojnë në zhvillimin e fshatit me dërgesat e tyre financiare etj. Nga kjo ne konstatojmë se Lipjani, fshatrat dhe shkollat po na rrezikohen të na mbetën të zbrazura, pa qytetar dhe nxënës të cilët për cdo vit po na zvoglohen në numër me cka po shqetsohemi shumë por po vonohemi të intervenojmë para se të jetë shumë vonë.

Statistikat e lëvizjes për numrin e nxënësve prej vitit 1994, kur shkolla e Llugaxhisë ishte pavarësuar nga shkolla amë “Emin Duraku” në Banullë, trendi i rritjes dhe zvogëlimit të numërit të nxënësve

            Viti shkollor 1994/1995, numri ishte: 229 nx. Viti shkollor 1995/1996: 261 nx. Viti shkollor 1996/1997: 256 nx. Viti shkollor 1997/1998: 282 nx. Viti shkollor 1998/1999: 282nx. Viti shkollor 1999/2000: shkolla kishte 262nx Viti shkollor 2000/2001, numri i nxënësve kishte arritur në 297. Viti 2001/2002, numri i nxënësve ishte 297. Viti shkollor 2002/2003, shkolla kishte 300 nxënës. Viti 2003/2004 kjo shkollë ka arritur në numrin max. 371. Viti 2004/2005, ka filluar trendi negativ në 336, Viti 2005/2006, 331nx. Viti 2006/2007, 365nx. Viti 2007/2008, numri i nx. ishte: 337. Viti 2008/2009: 336nx. Viti 2009/2010: 318. Viti 2010/2011: 308nx. Viti 2011/2012:  304 nxënës. Viti 2012/2013: 313nx. Viti 2013/2014: 291nx. Viti 2014/2015: 237nx. Viti 2015/2016: 246nx. Viti 2016/2017: 232nx. Viti 2017/2018: 220nx. dhe viti i fundit 2018/2019, shkolla ka gjithësej 222 nxënës.

Tabela e lëvizjes së numrit të nxënësve nëpër vite duke filluar me vitin shkollor 1994/95 deri 2018/19

Vitet shkollore 94/95 95 96 97 98 99 00 01 02 03 04 05 06 07 08 09 10 11 12 13 14 15 16 17 18/19
Numri i nxënësve 229 261 256 282 282 262 297 297 300 371 336 331 365 337 336 318 308 304 313 291 237 246 232 220 222

 

Statistikat e përgjithëshme për numrin e shtëpive dhe banorëve do të ishin kështu:

  • Fshati Llugaxhi u formua në vitin 1881, numri i shtëpive-kasolleve max. 20 me diku rreth 200 banor.
  • Llugaxhia në vitin 1925 kishte mbi 45 shtëpi me numër të banorëve mbi 450 banor,
  • Viti 1945 menjëher pas lufte Llugaxhia ka arritur në 60 shtëpi e në 600 banor,
  • Viti 1971, fshati ka numëruar mbi 80 shtëpi me 720 banor,
  • Sipas regjistrimit të vitit 1981 , Llugaxhia kishte 123 shtëpi me 975 banor,
  • Me regjistrimin e vitit 1991 nga vet komuniteti (LDK), 147 shtëpi me 1,030 banor.
  • Regjistrimi i vitit 2001 nga vet qytetarët, kishim 170 shtëpi me 1,110 banor,
  • Regjistrimi i fundit i vitit 2011, Llugaxhia kishte 196 shtëpi banimi me 1,157 banor.

Statistika tjera të rëndësishme për fshatin do të ishin:

  • Shtëpi banimi të populluara me banor të perhershëm-rezident 199,
  • Shtëpi moderne të ndërtuara nga diaspora por që banohen vetëm 1 muaj në vit 127,
  • Shtëpi vikendi të ndertuara nga ish banorët e Llugaxhisë që tani jetojnë në qytet 31,
  • Objekte afariste active, që punojnë vet pronarët ose të lëshuara me qera 63,
  • Objekte tjera afariste që nuk punojnë 15,
  • Objekte publike 1 shkollë 700m²,
  • Salla e sporteve 720 m²,
  • Objekte tjera, garazha, shtalla për shtazë, depo materiali, shtëpi të vogla ndihmëse 118
  • Asfaltimi i rrugëve të fshatit pjesa e komunitetit,
  • Kanalizimi pjesa e investimit nga qytetarët.

Lëvizjet demografike të qytetarëve gjatë historisë së fshatit për periudhën 1881 deri 2018:

  • Shtëpi të banuara me banor rezident në Llugaxhi 199 me gjithësej nr. të banorëve 1,258.
  • Shtëpi të pabanuara me banor jorezident, diaspora 127 shtëpi me 525 qytetar,
  • Ish banor-shtëpi të fshatit të migruar brenda vendit 107 shtëpi me 535 qytetar,
  • Ish banor të shpërngulur në botën e jashtme nga presioni serb 9 shtëpi me 60 banor.
  • Shtëpi të ndërtuara vikendi me banor në Kosovë: 31 shtëpi.
  • Llugaxhiasit që prej viteve 1877/1880 kur janë dëbuar nga trojet e veta etnike dhe janë vendosur në Llugaxhi në vitin 1881, për 140 vjet kanë arritur te 473 shtëpi banimi e diku te 2,500 qytetar banor që jetojnë diku.

Statistikat e popullsisë që ka jetuar në Llugaxhi nëpër vite:

  • Vitet 1981 deri 1990, gjithësej 123 shtëpi banimi me 975 banor,
  • Vitet 1991 deri 2000, gjithësej 147 shtëpi banimi me 1,030 banor,
  • Vitet 2001 deri 2010, gjithësej 170 shtëpi banimi me 1,110 banor,
  • Vitet 2011 deri 2018, gjithësej 199 shtëpi banimi me 1,258 banor.

Bazaur nga këto statistika të rritjes së numrit të banorve, rrjedhimisht do të duhej të rritej edhe numri i nxënësve. Deri te rritja e numrit të nxënësve nuk ka ardhur për shkakun e migrimit, emigrimit dhe plakjes së popullsisë, shtimit të mortalitetit dhe rënjës së natalitetit të popullsisë.

Në territorin kadastral të Llugaxhisë situata aktuale me ndërtime dhe struktura të ndryshme është si vijon:

  • Shtëpi moderne me strukturë e materiai të forte ndertimi 180 shtëpi të banuara.
  • Shtëpi nga materiali jo i fortë pa strukturë betoni dhe çeliku kemi gjithësej 19 shtëpi.
  • Shtëpi moderne me strukturë e material të fortë ndërtimi por të pabanuara 127 shtëpi të disaporës.
  • Shtëpi moderne vikendi me strukturë e material të fortë ndërtimi kemi gjithësej 31 copë.
  • Objekte afariste active 63 copë,
  • Objekte afariste pasive 15 copë,
  • Objekte publike 3 copë (Shkolla, Salla e sporteve, Xhamia).
  • Objekte tjera si garazha, punëtori, shtalla, depo, bazene etj. janë 118 sosh.

Struktura gjinore, profesionale, sociale dhe punësimi.

  • Numri i banorëve rezident………………………………………………………………….. 1,258,
  • Prej tyre meshkuj……………………………………………………………………………… 648,
  • Femra ………………………………………………………………………………………….…610,
  • Të punësuar …………………………………………………………………………………..….297,
  • Të pensionuar…………………………………………………………………………………… 65,
  • Me ndihmë sociale……………………………………………………………………………… 27,
  • Pensione të jashtëme……………………………………………………………………………..21,
  • Pensione të pleqërisë…………………………………………………………………………… 78,
  • Të vetëpunësuar …………………………………………………………………………………..81,
  • Të punësuar në bujqësi …………………………………………………………………………..63,
  • Të varur nga të tjerët mosha jo madhore, nxënsit, studentët, pleqët etj……………….. 595,
  • Nga remitancat ……………………………………………………………………………………31
  • Diaspora e Llugaxhisë që kanë një prone-shtëpi në Llugaxhi, numri i banorëve ……..535.

Lëvizjet e popullsisë, shkuarjet, ardhjet, qytetarët resident dhe jorezident të fshatit.

  • Banorë resident me vendbanim në Llugaxhi……………………………………..……1,258, ose 50.30%
  • Banorë jorezident, emigrantët diaspora të ikur në vitet e 90-ta…………………….. 525, ose 21.00%
  • Banorë të shpërngulur migrantët nëpër qytetet e Kosovës…………………..………. 535, ose 21.40%
  • Të shperngulur në kohën e reformës agrare dhe nga presioni serb………………….. 60, ose   40%
  • Banor të ardhur nga vendbanimet tjera të Lipjanit e tj. në Llugaxhi……….………..122, ose   90%                 Gjithsej numri i qytetarëve të gjallë me një lidhje me Llugaxhinë …….…..……….. 2,500,    ose  100%

 

 

Kostoja apo investimet e pasluftës në Llugaxhi, duke buruar kryesisht nga remitancat e disaporës dot të dukeshin afërsisht kështu:

  • Shtëpi banimi të kompletuara me inventor e paisje…….. 181x150m²=27,150m²x280 = 7,602,000.00€,
  • Shtëpi të vjetra banimi me paisje e inventar………………. 18 x 90m² = 1,620 m² x 130 = 210,600.00€,
  • Shtëpi banimi të kompletuara të disporës me inventor……127x150m²=19,050m²x320 = 6,096,000.00€,
  • Shtëpi vikendi të kompletuara………………………………….31 x 100m² =3,100m² x 250 = 775,000.00€,
  • Objekte afariste active……………………………………… 63 x 400m² =25,200m² x 150 = 3,780,000.00€,
  • Objekte afariste passive…………………………………………..15 x 400m² = 6,000m² x 150 = 900,000.00€,
  • Objekte publike shkolla e ndertuar nga vet fshati………………………………….700m²x360 = 252,000.00€,
  • Objekte tjera si garazha, shtalla, depo etj…………………..118 x100m²=11,800m²x120 = 1,416,000.00€
  • Investime në infrastrukturë nga komuniteti, asfalt, kanalizim, elektrifikim etj…………………150,000.00€
  • Automjete, vetura të markave të ndryshme të regjistruara RKS..190 x 7000 copë,………..1,330,000.00
  • Traktor, kamion dhe mekanizëm tjetër bujqësor 80 copë x 5,000……………………………400,000.00

Gjithësej kostoja e investimeve në fshat duhet të jenë diku rreth:………..22,911,600.00€

Analizë e rezultateve statistikore për disa nga referencat e këtij shkrimi

  • Numri i nxënësve, viti shkollor 1994/1995………………………………………………….229
  • Numri maksimal i nxënësve në vitin shkollor 2003/2004…………………………….……..371
  • Numri minimal i nxënësve në vitin shkollor 2017/2018………………………………….…220
  • Numri i nxënësve në vitin shkollor 2018/2019……………………………………….……..222
  • Diferenca ndërmjet numrit max. 2003 në raport me vitin 2019……………………………..149 apo 40% ma pak.
  • Mesatarja vjetore e numrit të nxënësve për 25 vite……………………………………..……277
  • Prej gjithësej 2500 qytetarëve të gjallë me prejardhje nga Llugaxhia sipas përqindjes në fshat jetojnë 55%, derisa 45% jetojnë në diasporë ose në ndonjë qytet të Kosovës.
  • Mërgata e Llugaxhisë që jetojë në diasporë e ma së shumti në BM janë diku rreth………… 23%
  • Migrimi brenda qyteteve të Kosovës……………………………………….……………………22%
  • Numri i shtëpive me rastin e themelimit të fshatit viti 1881………………………….….….…20
  • Numri i shtëpive të banimit në vitin 2018…………………………………………………….360
  • Numri total i shtëpive të banimit nga të gjithë qytetarët…………………………………..….430
  • Banor të Llugaxhisë në vitin e largët të themelimit 1881……………………………….……200
  • Gjithsej banor në Llugaxhi dhe me gjenezë prej Llugaxhisë………………………………..2,500
  • Banor resident në Llugaxhi…………………………………………………………………1,258
  • Struktura gjinore e popullsisë…………………………………………………(648M / 610F) =1,258
  • Numri i të punësuarve dhe i të vetëpunësuarve…………………………….………………….441 apo 35%
  • Shkollimi i lartë, fakulteti dhe titujt akademik………………………………….…………….395 apo 16%
  • Kostoja totale e investimeve të pasluftës……………………………………….….22,911,600.00 euro.

Përfundim: Vazhdimi i largimit të qytetarëve, migrimi, emigrimi, transferi i nxënësve, planifikimi i familjes, rënja e natalitetit, plakja e popullsisë, shtyerja e martesave, heqja dorë nga martesa, cilësia jo e mirë e mësimit, pamundësia për të zbatuar reformat dhe kurikulën shkollore, mungesa e kabineteve dhe mësimit praktik dhe factor tjerë subjektiv dhe objektiv ndikojnë shumë në numrin e nxënësve dhe prindërve të cilët po e braktisin fshatin, po shkojnë në qytet ose në botën e jashtme. Ky studim për një shkollë fshati dëshiroj të shfrytzohet si model për të analizu dhe hulumtu gjendjen e keqe që si duket ka përfshi të gjitha shkollat e fshatrave të Lipjanit por edhe të gjitha fshatrat dhe vendbanimet rurale në Republikën e Kosovës.

“Alarmi është ndezur, klasët e shkollat po zbrazen, nxënësit po largohen nga shkollat e tyre, e me ta së bashku po largohen edhe familjet, kështu së bashku po e lënë Kosovën për të vazhduar jetën diku në Evropë”

SHIKO MË SHUMË

Opinioni i Ymer Troshupës për rikandidimin e Imri Ahmetit për Kryetar të Lipjanit

Opinion nga Ymer Troshupa: Zyrtarizimi i kandidatures së Imri Ahmeti-t kandidat për Kryetar të Lipjan-it,...

Ymer Troshupa: Kënd po e thërret Ezani

Nga Ymer Troshupa Sot në Magurë të Lipjanit, u rrënua një objekt, që dikush mund...

Troshupa: Tri spektakle të turpshme dje i pasqyruam para Botës

Nga Ymer Troshupa: 1-U arrestuan, duke i refuzuar dhe kontestuar ftesat që burojnë nga një...