Lëvizje taktike e Merkel? Fton në Berlin “pikën e dobët” të Donald Trump!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

Ishte ideja e Angela Merkelit të ftojë Ivanka Trump në samitin e G20-s për gruan. Vajza e presidentit amerikan flet të martën në Berlin si të mbështeten gratë sipërmarrëse. Por çfarë ka menduar kancelarja me këtë ftesë?

Vetëm disa orë qëndron Ivanka Trump në Berlin, por sytë e të gjithëve janë të drejtuar tek ajo. Jo, thjesht sepse 35 vjeçarja është pjesë e botës glamuroze, por është lidhja e fortë me babanë e saj, që e dëgjon gjithmonë me vëmendje vajzën e shpallur të preferuar, ajo që e bën Ivankën interesante edhe nga ana politike.

Po ashtu si bashkëshorti i saj, Jared Kushner, ajo ka një post këshilltareje në Shtëpinë e Bardhë.

“First Daughter and Assistant to the President of the United States” – Vajza dhe asistentja e presidentit të Shteteve të Bashkuara thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë për vizitën e Ivanka Trump në Gjermani.

Se sa larg shkojnë kompetencat e vajzës së presidentit, e kuptoi edhe kancelarja Merkel.

Në vizitën e saj në Uashington para 6 javësh, para diskutimit me përfaqësues të ekonomisë në Shtëpinë e Bardhë, ajo e rregulloi renditjen e personave në atë mënyrë, që të kishte një vend në krah të kancelares.

Duket se të dyja janë kuptuar mirë me njëra-tjetrën.

Georg Streiter, zëvendëszëdhënësi i qeverisë gjermane e formuloi kështu: „Ka pasur një situatë të këndshme bisedimi.”

Diskutim për femrat sipërmarrëse

Me sa duket biseda ka qenë kaq e këndshme, sa Merkelit i erdhi ideja të ftojë Ivanka Trumpin në “Women20 Summit”, samitin e G20-s të grave në Berlin. Jo personalisht natyrisht, por përmes organizatorëve, Shoqatës Gjermane të Grave Sipërmarrëse.

Gjermania mban presidencën e radhës së G20-s. Kjo instancë përmbledh 19 vendet më të zhvilluara ekonomike dhe Komisionin Europian. Në fillim të korrikut krerët e qeverive dhe vendeve të G20-s do të takohen në Hamburg. Ivanka Trump merr pjesë të martën në samitin e gruas në një panel diskutimi, rreth gjysmë ore (13:00) për nxitjen e përkrahjen e grave sipërmarrëse.

Me të në podium do të jetë edhe kancelarja, Angela Merkel, drejtoresha e FMN-së, Christine Lagarde, Mbretëresha e Holandës, Maxima, ministrja e Jashtme kanadeze, Chrystia Freeland dhe sipërmarrësja gjermane dhe kryesuese e firmës Trumpf, Nicola Leibinger-Kammüller.

Përmes vajzës marrëdhënie të mirë me babanë?

Një takim kokë më kokë me kancelaren gjermane nuk është vendosur në program, por Merkel i jep me sa duket „rëndësi të madhe” diskutimit me vajzën e presidentit, tha zëvendëszëdhënësi i qeverisë, Streiter.

Kancelarja dëshiron me sa duket që Ivanka Trump të marrë me vete përshtypje të mira nga Gjermania.
Ndoshta këto përshtypje mund të mbërrijnë deri në veshët e presidentit Trump. Siç dihet ai nuk e ka edhe aq me sy të mirë qeverinë gjermane dhe sidomos forcën ekonomike të Gjermanisë.

Kështu nuk prish punë që vajzës së presidentit t’i shpjegohen bazat e suksesit gjerman.

Kreu i koncernit, Siemens, Joe Kaeser, i cili e shoqëroi Merkelin në Uashington, e ka ftuar Ivankën të vizitojë në Berlin një qendër arsimore duale profesionale.

Gjermania shembull për SHBA?

E Ivanka Trump duket e interesuar. Para vizitës së saj, ajo u shpreh për gazetën „Wirtschaftswoche”, se Gjermania është „absolutisht” lidere në drejtim të arsimit profesional.

Sistemi gjerman është një „shembull praktik e i suksesshëm për një partneritet të vërtetë publik e privat”, që lidh mësimin profesional me praktikën profesionale në firma.

Sipas Trump, SHBA „mund të mësojë nga Gjermania” në këtë drejtim. Angela Merkel do të gëzohet, kur ta dëgjojë këtë. /dw/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...