Lëvizja VETËVENDOSJE, qendra në Lipjan ka dënuar sulmin ndaj zyrtarit të LDK-së, Nehat Tërpeza.
Tërpezës gjatë orëve të mbrëmjes dje gjatë një tubimi në fshatin Zllakuqan iu është dëmtuar vetura.
“Lëvizja VETËVENDOSJE dënon dëmtimin e gomave të veturës së zyrtarit të LDK-së në Lipjan dhe fton policinë që të zbardhë sa më parë rastin. Ky veprim është përpjekje për të njollosur fushatën e qytetëruar që po bëjnë qytetarët e Lipjanit dhe si i tillë nuk duhet të shfrytëzohet nga asnjëra anë për të krijuar atmosferë tensioni, kërcënimi e viktimizimi”, thuhet në reagim.
Në të njëjtën kohë, ftojmë të gjitha subjektet politike në Lipjan, që aktivitetet e tyre parazgjedhore t’i zhvillojnë në përputhje me ligjin dhe rregullat e KQZ-së, të lajmërojnë mbajtjen e tubimeve parazgjedhore në Komisionin komunal Zgjedhor, të cilat i monitoron edhe policia e Kosovës, thuhet tutje.
“Fushata parazgjedhore duhet të bëhet në mënyrë demokratike nga secili subjekt politik, tubimet duhet të lajmërohen në polici brenda afateve të përcaktuara, si dhe duhet të monitorohen nga kjo e fundit. Ndërsa kulturën e lartë që po dëshmojnë votuesit dhe qytetarët e komunës së Lipjanit nuk mund ta cenojë askush, sikurse as nuk mund ta shfrytëzoj e instrumentalizojë”, përfundon LVV-Lipjan


