Leonora Jakupi e Neki Emra së shpejti me videoklip

PUBLIKUAR

20140814120804939600

Se janë duke bashkëpunuar për një këngë të përbashkët, Neki Emra e Leonora Jakupi, Emra e pat konfirmura edhe për KultPlus. Mirëpo, tash mësohet se kënga vetëm sa nuk është lansuar.

Neki Emra dhe Leonora Jakupi duket se janë afër lansimit të videoklipit të tyre, pasi që, këngëtari Emra tashmë ka postuar një fotografi në rrjetin social facebook, ku shihet së bashku me Leonorën dhe këtë fotografi e ka shoqëruar me statusin “Cift ty dua te kem ….! NA PO VIM”, që lë të nënkuptohet se “Çift ty dua te kem”, mund të jetë titulli i këngës.
Më herët për KultPlus, vetë Neki Emra pat thënë se është në përgatitje të këngës me Leonorën, dhe arsyeja e përzgjedhjes së kësaj këngëtare është përshtatja e ngjyrës së zërit të këtyre dy këmngëtarëve. Për Leonora Jakupin nuk është bashkëpunimi i parë në këngë, ndërkaq për Neki Emrën është hapi i parë i ndarjes së këngës në dysh me ndonjë këngëtarë tjetër.
Kënga është realizuar nga kompozitori, Florent Boshnjaku./KultPlus.com

SHIKO MË SHUMË

Londrimi po i shijon pushimet, ndan pamje me ndjekësit

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj tashmë ka...

E dhimbshme, Butrint Imerit i vdes personi i zemrës

Këngëtari kosovar Butrint Imeri ka ndarë një lajm të dhimbshëm ditën e sotme. Ai tregoi...

Përmallohet Elijona, i uron ditëlindjen motrës së ndjerë

Elijona Binakaj ka bërë një dedikim emocional. Sot do të ishte ditëlindja e 24-të e...