Leo Messi e lartëson Verrattin, mezi pret të luajë me Neymarin

PUBLIKUAR

Wijnaldum, Sergio Ramos, Hakimi, Donnarumma dhe së fundi Lionel Messi janë emrat e bujshëm që zgjodhën të transferohen te Paris Saint Germain.

Te PSG-ja, ata do të gjejnë edhe futbollistë të tjerë të kalibrit botëror si Neymar, Mbappe, Verratti, Marquinhos, Di Maria etj.

Të gjithë së bashku e bëjnë klubin kryeqytetas pa diskutim më të fortin në letër dhe favoritin absolut për të triumfuar në çdo kompeticion ku do të marrin pjesë.

Duke folur për skuadrën e fort që ka PSG, Messi u ndal te dy emra në veçanti.

 

 

“Marco Verratti ka treguar se ai është një lojtar i madh, një nga më të mirët në botë në pozitën e tij. Ne njihemi shumë mirë me njëri –tjetrin”, tha Leo.

“Neymar? Shpresoj se do të jemi më të fortë së bashku dhe me të gjithë shokët tjerë të skuadrës”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...