Lëngu i aloa verës – barnatore e madhe në bimën e vogël

PUBLIKUAR

Edhe pse mjekësia moderne ofron zgjidhje të ndryshme për shërim ose zvogëlim të pasojave të sëmundjeve kronike, ajo kryesisht i sanon pasojat, por jo edhe shkaktarët…

Nga ana tjetër, tempi i sotëm dhe mënyra e jetës na ekspozojnë ndaj papastërtive të ndryshme dhe helmeve të cilat ndikojnë negativisht në sistemin tonë të imunitetit, transmeton Telegrafi.

Ato rreziqe janë të bashkuara me pasojat e streseve të përditshme edhe më shumë dobësojnë organizmin tonë dhe shpesh janë shkaktarë të gjendjeve të ndryshme kronike. Nga to deri te sëmundjet kronike është një hap i vogël.

Përgjigjja për shumë probleme të shkaktuara me sëmundje kronike gjendet në sistemin tonë të imunitetit: sistemi i imunitetit në trup pikërisht edhe është i krijuar për të na mbrojtur nga sëmundjet.

Shpesh hasim në fakte që njëra ndër zgjedhjet më të mira për ngritjen e imunitetit është lëngu i aloe verës. Për këtë shkak dëshirojmë t’jua tërheqim vëmendjen për vetitë shëruese të kësaj bime dhe të lëngut i cili gjendet në të, madje edhe në luftën kundër sëmundjeve më të rënda!

Barnatorja e madhe në bimën e vogël

Pjesa e brendshme mishtake e bimës tropikale shërben si rezervuar uji i ngjashëm me xhelin.

Lëngu i aloe verës ka strukturë unike biokimike: përmban sasi të jashtëzakonshme balancuese të vitaminave, mineraleve – posaçërisht zinkut, polisaharideve dhe enzimave.

Përmban më shumë se 250 përbërës bioaktivë dhe 20 amino-thartira themelore.

Vetë përbërësit janë të thjeshtë, mirëpo është mënyrë unike me të cilën i bashkon aloe vera.

Shkencëtarët përfundojnë që ato plotësohen sinergjikisht në mënyrë që të mbështesin shumë efekte të dobishme të aloe verës në shëndetin e njeriut.

Aloe vera është një ndër bimët më të dobishme në këtë planet: është konstatuar që pos efekteve frytdhënëse në lëkurë përmban edhe përbërës të cilët ndihmojnë pastrimin e organizmit dhe rregullojnë edhe harmonizimin optimal të mekanizmave trupore natyrale të imunitetit, me të cilat trupi ynë mbrohet nga sëmundjet.

Nëse mendoni për ngritjen e imunitetit me lëngun e aloe verës, ju këshillojnë që të jetë produkt i kompanisë së besueshme. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...