Qendërmbrojtësi francez, Clement Lenglet është pranë ndryshimit të ambientit këtë afat kalimtar.
Barcelona është në bisedime me një ekip anglez për transferimin e Lenglet, përcjell Gazeta Express.
Raportohet për një marrëveshje në formë huazimi, por me një mundësi blerjeje në fund të huazimit, raporton Sport.
Barcelona negotiated with an English side for Lenglet today. There’s talk about a loan deal, but with a mandatory purchase option at the end of the loan spell. [twitch: @gerardromero via @ActualiteBarca] pic.twitter.com/oTvHw2XnnP
— barcacentre (@barcacentre) July 17, 2021
Lenglet nuk tregoi performanca të mira edicionin e shkuar me Barcelonën, madje duke bërë disa gabime në vijën e fundit, që i kushtuan edhe me humbjen e titullit.
Ai është pjesë e Barcelonës që nga viti 2018 kur erdhi nga Sevilla. /Gazeta Express/


