Lëngjet e pemëve mund të pengojnë përthithjen e barnave

PUBLIKUAR

Na kontakto: [email protected] VIBER  +383 44 444 634

Citroni, portokalli dhe molla mund ta zvogëlojnë fuqinë thithëse të organizmit, gjë që mund të çojë në një efektivitet më të ulët të barnave.

Shkencëtarët kanadez kanë zbuluar se lëngjet e këtyre pemëve, mund ta zvogëlojnë efektivitetin e barnave të cilat shfrytëzohen për trajtimin e sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe infeksioneve.

Lëngjet ndikojnë negativisht edhe mbi barnat të cilat shfrytëzohen për ndalimin ‘e refuzimit’ të organeve të transplantuara.

“Kemi zbuluar se citruset dhe lëngjet e disa frutave tjera mund ta zvogëlojnë absorbimin oral të barnave të caktuara. Kjo reflektohet negativisht ndaj efektivitetit të barnave të cilat janë veçanërisht të rëndësishme gjatë trajtimit të disa gjendjeve më serioze medicinale”, kanë bërë të ditur studiuesit kanadez, transmeton Telegrafi.

Studiuesit kanë vërtetuar se lëngjet e citruseve, portokallit dhe mollës, kishin ndikuar negativisht në barnat kundër kancerit, disa antibiotikë si dhe në beta-bllokuesit, të cilët shfrytëzohen për rregullimin e presionit të rritur të gjakut si dhe për parandalimin e infarktit.

Lëngjet e këtyre frutave po ashtu ndikojnë në cyclosporine, bar i cili shfrytëzohet për ndalimin e refuzimit që organizmi iu bën organeve të transplantuara.

Këto janë vetëm një pjesë e barnave, me të cilat këto lëngje reagojnë. Me vazhdimin e studimeve pritet që lista e barnave tek të cilat lëngjet ndikojnë, të shtohet edhe më shumë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Plani operativ i Prokurorit të Shtetit në ditën e zgjedhjeve, Pula e njofton Misionin Vëzhgues të BE-së për përgatitjet

Përfaqësues të Misionit Vëzhgues për Zgjedhje nga Bashkimi Evropian, kryesuar nga analistja ligjore e...

Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u bën thirrje qytetarëve që të...

Arrestohen pesë gra e një burrë për prostitucion në Prishtinë

Policia e Kosovës në dy raste të ndara në rajonin e Prishtinës ka arrestuar...