Lënë Shtimen, nisen për kurbet (Video)

PUBLIKUAR

Lënë Shtimen, nisen për kurbet (Video)

Vazhdon ikja e shqiptarëve nga Kosova, e cila krahas rreziqeve ka edhe një kosto të lartë financiare. Shumë familje, për të marrë rrugën e kurbetit, po futen në borxhe.

Për pesë anëtar të një familjeje në Shtime u paguan 2 e 600 euro që të dalin në Hungari. Mirëpo, çmimet për kalim ilegal për në vendet perëndimore sillen nga 1,500 deri në 3,500 euro, transmeton Klan Kosova.

Familja Shashivari nga Shtimja, e cila ka marrë rrugën e migrimit në Francë, është futur në borxhe prej 2,600 euro për të paguar shpenzimet e udhëtimit.

Shkas për migrim po konsiderohet të jetë gjendja e rëndë sociale, ajo politike, por edhe rrethana të tjera.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme sivjet 14 mijë kosovarë janë larguar nga Kosova në këtë mënyrë. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...