Lëndohet Marcelo, Odegaard nuk është regjistruar, s’mund të luajë

PUBLIKUAR

Carlo Ancelotti ka zbuluar listën e lojtarëve të ftuar për sfidën e parë në La Liga kundër Alaves.

Sonte, në sfidën që do të zhvillohet nga ora 22:00, do të mungojë kapiteni, Marcelo.

Ancelotti e konfirmoi në konferencë si braziliani ka disa shqetësime dhe shpreson të shërohet shpejt.

Por Martin Odegaard është gati dhe në top formë, por Reali nuk e ka shkruar ende në La Liga dhe për këtë, ai s’do të luajë sonte.

U mendua se me Ancelottin do të ndryshojnë gjërat në lidhje me norvegjesin, por jo ende.

Ancelotti zbuloi se arsye është e thjesht përse s’do të luajë, për ndeshjen e sotme ka mjaft mesfushor të tjerë, kështu që ka vendosur t’i shkruajë Jovicin dhe Balen para Odegaardit.

Një veprim i tillë mund ta shtyjë mesfushorin drejt Arsenalit, që është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro për 22-vjeçarin.

Ancelotti i ka ftuar disa lojtarë të akademisë për këtë ndeshje, mbrojtësin Miguel dhe mesfushorin Blanco. /Gazeta Express/

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...