Lëndimi i Messit më serioz seç mendohej, mund të mungojë edhe në finale

PUBLIKUAR

Duket se lëndimi i Lionel Messit është më serioz seç mendohej, pasi trajneri i Barcelonës Ronald Koeman ka thënë se argjentinasi mund të mungojë edhe në finalen e Superkupës së Spanjës të dielën.

Messi mungoi në fitoren e Barçës me penallti kundër Real Sociedadit të mërkurën, për shkak një lëndimi të paspecifikuar, transmeton Gazeta Express

Edhe pse fillimisht u tha se kapiteni argjentinas kishte ndier vetëm një shqetësim të vogël në stërvitje, Koeman nuk është i sigurt nëse 33-vjeçari do të jetë i gatshëm për finalen e së dielës.

I pyetur nëse Messi do të luajë të dielën, Koeman tha: “Shpresoj. Por nuk e di këtë, duhet të presim”.

Në finalen e Superkupës, Barcelona do të përballet me fituesin e duelit të sotëm mes Real Madrid dhe Athletic Bilbao. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...