Len Pen nënvlerëson kërcënimin e Ukrainës

PUBLIKUAR

Kandidatja për presidente të Francës, Marine Le Pen e ka hedhur poshtë kërcënimin e Ukrainës për t’ia ndaluar hyrjen në këtë shtet për shkak të komentit se aneksimi rus i gadishullit ukrainas të Krimesë nuk është i jashtëligjshëm.

“Marine Le Pen nuk ka pasur fare në plan që të shkojë atje. Kjo çështje do të zgjidhet përmes rrugëve diplomatike kur ajo të bëhet president i republikës”, ka thënë për Reuters zëdhënësi i Le Pen më 4 janar.

Ministria e Jashtme e Ukrainës është kërcënuar se do e vë në listë të zezë Le Penin pasi ka treguar “mungesë respekti për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.

Gjatë një interviste më 3 janar, liderja e partisë së ekstremit të djathtë, Fronti Kombëtar të Francës, ka thënë se “nuk pajtohem plotësisht se aneksimi ka qenë i jashtëligjshëm”.

Forcat ruse e kanë marrë nën kontroll gadishullin në Detin e Zi në shkurt të vitit 2014 pas organizimin të një referendumi të jashtëligjshëm, një muaj para aneksimit, transmeton Rel.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...