Leicesteri ia thellon krizën Liverpoolit, shënon 3 gola për pesë minuta

PUBLIKUAR

Leicester City e ka mposhtur 3-1 Liverpoolin në kuadër të Premierligës.

Nuk ka dritë në fund të tunelit për Liverpoolin e Jurgen Klopp.

Redsat kanë pësuar humbjen e tretë me radhë në Premierligë.

Leicester City është skuadra e radhës që ka marr pikët e plota në shtëpi kundër kampionit, duke triumfuar 3-1.

Mysafirët e gjetën të parët golin e epërsisë, në minutën e 67-të, Mohamed Salah shënoi një gol të bukur për rezultatin 0-1.

Ndeshja mori kaheje tjetër në minutën e 79-të.

Fillimisht, Maddison shënoi nga goditja e lirë, gol që u desh të verifikohej me ndihmën e VAR.

Në minutën e 81-të, mysafirët u shokuan duke pranuar edhe golin e dytë.

Goli i dytë erdhi pas një gafe të tmerrshme të portierit, Alisson, që ka gabuar disa herë këtë edicion, por edhe blerjes së re Kabak.

Atë e shfrytëzoi Vardy që shënoi për 2-1.

Krejt në fund për t’ia thelluar krizën Të Kuqve, shënoi Harvey Barnes në minutën e 85-të, për rezultatin 3-1 dhe Liverpooli tani rrezikon të mbetet jashtë zonës Champions League. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...