Leicesteri fiton dhe “blindon” vendin e tretë

PUBLIKUAR

Leicesteri ka shënuar fitore të madhe me përmbysje 2:1 ndaj Crystal Palace në kuadër të javës së 33-të në Premierligës.

Ishte fillimisht Wilfried Zaha i cili kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 12-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Pjesa e dytë më pas i takoi Leicesterit. Castagne barazoi shifrat në minutën e 50-të pas asistimit të Iheanachos.

Ky i fundit shënoi golin e fitores më pas e cila i jep tri pikë të arta Leicesterit në garë për një vend në Champions League edicionin e ardhshëm.

Me këtë fitore, Leicester shkon në kuotën e 62 pikëve në vendin e tretë, katër më shumë se Chelsea i vendit të katërt. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...