Lehtësim për Interin, Lukaku nuk është i lënduar

PUBLIKUAR

Testet mjekësore kanë zbuluar se sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, nuk vuan nga asnjë lëndim, por trajneri Antonio Conte prapëseprapë mund të vendosë ta pushojë atë kundër Sampdorias të mërkurën.

Sulmuesi belg iu nënshtrua testeve mjekësore pas një problemi që e pati në ndeshjen e së dielës kundër Crotones, transmeton Gazeta Express.

Rezultati i testeve të tij tregon se 27-vjeçari nuk ka pësuar ndonjë dëmtim serioz.

Gjatë ditës, Interi do të vendosë a ta përfshijë apo jo Lukakun në skuadrën që do të udhëtojë drejt Genoas për t’u përballur me Sampdorian.

Mundësitë janë që ai të mbetet në Milano dhe ta rimarrë veten plotësisht për ndeshjen e së dielës kundër Romës.

Lukaku u detyrua ta braktisë fushën në San Siro rreth një çerek lojë para fundit, në triumfin e Interit 6:2 kundër Crotones, në të cilin e shënoi një gol. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...