Leao: “Ibra si një vëlla i madh, do ta fitojmë derbin”

PUBLIKUAR

Nesër në orën 15:00 bota e futbollit do të jetë me sytë nga Milano, për të ndjekur derbin e Madonninës mes Milanit e Interit.

Para takmit që luhet edhe për vendin e parë, sulmuesi i kuqezinjve, Rafael Leao, ka folur dhe ka paralajmëruar zikaltrit se i pret një ndeshje e vështirë.

Ai beson se mund të fitojnë dhe të rrëmbejnë sërish pozitën e parë në Serie A.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe po e presim me mentalitetin e duhur, dëshirë të madhe për të fituar dhe për të marrë kryesimin. Dua të fitoj trofe me Milanin, jo vetëm kampionatin, por edhe Ligën e Kampionëve”, u shpreh Leao.

Zlatan Ibrahimovic është kritikuar shpesh kohët e fundit për formën jo të mirë të treguar në fushë, por edhe shpërqendrimin, duke u angazhuar në festivalin e Sanremos, megjithatë Leao nuk ka të njëjtin mendim dhe flet me superlativa për kampionin suedez.

“Ne jemi shumë krenarë që kemi në ekip një si Ibrahimoviç. Ai është një kampion i madh, është si një vëlla i madh për ne dhe me të në fushë ndihemi më të fortë e më të sigurt në qëllimet tona”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...