LDK-së në Lipjan i bashkohet edhe Ajkuna Maliqi-Gjonaj

PUBLIKUAR

Ajkuna Maliqi-Gjonaj i bashkohet LDK-së në Lipjan, këtë e bëri të ditur kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti përmes një postimi të bërë në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Postimi i plotë:
Me shumë kënaqësi mirëpritem sot Ajkuna Maliqi-Gjonaj – një grua me përvojë, përgjegjësi dhe vullnet për të qenë afër qytetarëve.
Ajkuna me përvojën e saj ka dëshmuar se di të menaxhojë, të dëgjojë, të mbështesë dhe të japë kontribut aty ku ka më së shumti nevojë.
Tani, Ajkuna po zgjedh të jap zërin dhe angazhimin e saj në një fushë edhe më të gjerë – si kandidate për Asamblenë Komunale të Lipjanit.
Vjen me bindjen se politika nuk është privilegj, por mundësi për t’u përkujdesur për qytetarët.
Vjen me përvojë pune dhe me vullnet për angazhim – dhe kjo e bënë një vlerë të shtuar në ekipin tonë.
Ajkuna ka menaxhuar për një kohë të gjatë The Cambridge School dega në Lipjan.
Kur dikush heq dorë nga komoditeti për të kontribuar për qytetin e vet meriton gjithë përkrahjen tonë.
Mirë se erdhe, Ajkuna!
Rrugëtimi ynë për një Lipjan më të mirë forcohet kur njerëz të ndershëm dhe të përkushtuar zgjedhin të marrin përgjegjësi për të mirën e qytetit tonë.
Bashkë me punë për Lipjanin që e duam!
IA

SHIKO MË SHUMË

Gjuajtje me armë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar gjuajtje me armë zjarri, sipas dëshmitarit m/k,...

Aksident te rrethi i Lipjanit, policia del në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash tek rrethi i Lipjanit. Sipas pamjeve të...

Therje me thikë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga...