LDK, në mbrojtje të Teuta Rugovës dhe Doruntina Malokut

PUBLIKUAR

Lidhja Demokratike e Kosovës dënon ashpër diskursin, siç thonë ofendues, dhe fyerjet e ulëta “të eksponentëve të opozitës ndaj deputetëve dhe zyrtarëve të LDK-së, e në veçanti ndaj deputeteve Teuta Rugova dhe Doruntina Maloku”, thuhet në një njoftim.

“Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se fjalët e rënda dhe etiketimet denigruese që zyrtarë të partive në opozitë i kanë adresuar ndaj deputetëve të LDK-së, janë shprehje e frustrimit të tyre, si pasojë e disfatës së kauzës së tyre fiktive e antiperëndimore.

Lidhja Demokratike e Kosovës, e themeluar si një lëvizje gjithëpopullore e qytetarëve të Kosovës, çmon çdo sugjerim dhe opinion konstruktiv, por nuk do të tolerojë që njerëz me të kaluar të errët dhe hipoteka familjare e personale, të përpiqen të diktojnë veprimin politik dhe rrugën tradicionale të LDK-së, e cila do të jetë çdoherë në përputhje me filozofinë politike të arkitektit të pavarësisë së Kosovës, Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova.

LDK-ja është plotësisht e hapur për sugjerime dhe komente për veprimet e saj, por duke kërkuar që të respektohet integriteti personal, vullneti individual i përfaqësuesve politik, vendimmarrja politike si dhe rruga e pakompromis properëndimore e LDK-së.

Përtej analizave oportune ditore, Lidhja Demokratike e Kosovës vepron në përputhje me interesat afatgjate nacionale të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës.

Sa i përket ofendimeve rrugaçërore të deputetit, lidhur me buqetën e luleve, LDK-ja është e bindur se ai, duke u bazuar në të kaluarën e tij familjare, lidhjet e fuqishme të familjes së tij me shtetin fqinj, një buqetë të tillë me shumë dëshirë do ta vendoste te varri i kasapit të Ballkanit, mikut të familjes së tij, Millosheviq, regjimin kriminal të të cilit e mposhti populli i Kosovës, i prirë nga LDK-ja në krye me Ibrahim Rugovën”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Formimi i institucioneve, Kusari-Lila: Ftesa për LDK-në dhe partitë e tjera pritet brenda pak ditëve, ndoshta edhe orëve

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur...

Dy persona arrestohen pasi sulmuan policët në Malishevë, tre zyrtarë përfundojnë në spital

Dy persona janë arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se penguan zyrtarët policorë në kryerjen...

Moti sot, temperaturat arrijnë deri në 36°C

Gjatë ditës së hënë, moti pritet të jetë me diell dhe i nxehtë. Sipas të...