LDK Lipjan: Ne do vazhdojmë me punë të realizojmë gjatë mandatit synimet e përbashkëta me të gjithë qytetarët

PUBLIKUAR

LDK Lipjan përmes një sqarimi thotë se pavarsisht qëndrimeve dhe bindjeve të disa individëve, ne ju njoftojmë që salla e sporteve në Kraishtë është e aprovuar në buxhet dhe do të fillojë të ndërtohet në vitin e ardhshëm.

Po ashtu LDK pohon se do vazhdojnë me punë të realizojmë gjatë mandatit synimet e përbashkëta me të gjithë qytetarët.

Reagimi plotë nga LDK:

Të gjitha premtimet elektorale janë bërë publike dhe për të gjitha lokalitetet kanë qenë specifike.
Premtimi se do të ndërtohet salla sportive në fshatin Kraishtë ka qenë premtim para të gjithë qytetarëve të këtij lokaliteti.
Pavarsisht qëndrimeve dhe bindjeve të disa individëve, ne ju njoftojmë që salla e sporteve në Kraishtë është e aprovuar në buxhet dhe do të fillojë të ndërtohet në vitin e ardhshëm.

Sigurisht se ky është viti i parë i mandatit të dytë të qeverisjes Ahmeti dhe nuk ka qenë e mundur të ndryshohet buxheti i vitit paraprak.

Të gjithë të interesuarit munden t’a verifikojnë buxhetin në web faqën e Komunës së Lipjanit.
Pa dyshim që është e pamundur për një vit kalendarik të realizohet gjithë projekti ynë katërvjeçar.

Ne do vazhdojmë me punë të realizojmë gjatë mandatit synimet e përbashkëta me të gjithë qytetarët.

Zyra për Informim
LDK-Lipjan
09.11.2018

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...