LDK -AAK – Nisma: Qeveria në largim ta ndalë korrupsionin

PUBLIKUAR

00_12_14072368752143510455

Koalicioni LDK-AAK-NISMA, po konsideron se vakumi institucional që tani një kohë është prezent në institucionet e Kosovës, pas tërë këtyre viteve të keqqeverisjes po i dëmton edhe më tepër institucionet dhe vet Kosovën. Sipas këtij blloku opozitar, praktikat korruptive po vazhdojnë edhe në këto ditët e fundit të kësaj qeverie.
Kërkojmë me ngulm që të ndalen këto praktika.
Sipas tyre, dërgimi i lëndës në Gjykatën Kushtetuese nga PDK dhe dëshira që përmes kësaj gjykate e jo shumicës parlamentare të sigurohet pushteti, është edhe një dëshmi se sa e papërgjegjshme është qeveria në ikje.

“Administrata publike pavarësisht procesit juridik në të cilën gjendemi, obligohet që ta rrisë funksionimin komform hierarkisë organizative dhe të sillet me profesionalizëm dhe përgjegjësi. Të gjitha punët e parapara qoftë në përshkrimin e punës qoftë në aktivitetet rutinore duhet të kryhen me përgjegjësi të lartë”.

“Ftojmë sekretarët e përhershëm dhe drejtorët kompetent që të rrisin dinamikën e menaxhimit dhe të kujdesen që ky vakum institucional të mos reflektohet në jetën e qytetarëve”.

Blloku ka dalë edhe një program qeveritar:

PROGRAMI QEVERITAR

Të ndalet keqqeverisja dhe të bëhet ndërrimi i pushtetit ka qenë sfidë për qytetarët e Kosovës. Megjithatë, nevojat e qytetarëve të Kosovës shkojnë përtej ndaljes së keqqeverisjes.

Qytetari i Kosovës ka nevojë për rend dhe ligj, zhvillim ekonomik, arsim më të mirë dhe shërbime shëndetsore të duhura. Praktikat korruptive duhet dhe do te ndalen me çdo kusht dhe menjëherë.

Njëherë e përgjithmonë do të përfundoj epoka e pasurimit përmes praktikave korruptive.

Qeveria e koalicionit LDK-AAK-NISMA, po punon në inkorporimin e programeve të tri partive në një program të përbashkët qeveritar.

Ne jemi të përkushtuar që të kthejmë besimin e qytetarëve tek institucionet e Kosovës, të vendosim rend dhe ligj si dhe të nxisim zhvillim të shpejtë ekonomik në Kosovë. Arsimi, shëndetësia dhe resorët e tjerë do të kenë trajtimin e duhur dhe që nga dita e parë e Qeverisjes ky trajtim do të vërehet.

Në Kosovë do të ndodhë ndryshimi rrënjësor ku po përfundon një mentalitet i gabuar qeverisës dhe po fillon një epokë e re për Kosovën. Ne në këtë proces presim ndihmën dhe bashkëpunimin e tërë qytetarëve të Kosovës.

INTEGRIMET EUROATLANTIKE

Kauza jonë është Kosova e integruar në të gjithë mekanizmat Euroatlantik. I gjithë programi ynë do të jetë i fokusuar në arritjen e kësaj kauze. Nuk do të fajsojmë të tjerët për mos punën tonë. Të gjithë mekanizmat shtetëror do të vihen në funksion të plotë të anëtarsimit dhe realizimit të qëllimit për një Kosovë Europiane./rajonipress.com/

 

SHIKO MË SHUMË

Vrasja në Gjakovë, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Sot, në orët e hershme të mëngjesit, drejtoria rajonale e policisë në Gjakovë është...

Zhduket një grua në Prizren

Policia e Kosovës ka bërë të ditur një grua është raportuar e zhdukur në...

Vjedhje e rëndë në Prishtinë, nga një banesë merren para, stoli ari e çanta

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vjedhje të rëndë në Prishtinë. Në raportin policor...