Lazio po kërkon ta shesë Muriqin, sipas mediave italiane

PUBLIKUAR

Lazio është duke kërkuar ta shesë Vedat Muriqin gjatë kësaj vere, pas një sezoni debutues dëshpërues në Serie A, sipas mediave italiane.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Muriqi iu bashkua Lazios për 18.5 milionë euro nga Fenerbahce në verën e vitit 2020, por deri tani ka dështuar ta bindë trajnerin Simone Inzaghi, raporton Gazeta Express.

Muriqi i ka shënuar vetëm dy gola dhe e ka dhënë një asist në 25 ndeshje me Lazion këtë sezon, në shumicën e të cilave luajti si rezervist.

Lazio e afroi prizrenasin si alternativë të golashënuesit kryesor Ciro Immobile, por Muriqi mbeti edhe nën hijen e dyshes Joaquin Correa dhe Felipe Caicedo.

 

Nëse Lazio dështon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, Lazios do t’i ulë shpenzimet dhe Muriqi është i pari në listën e shitjeve, sipas mediave italiane.

Muriqi mund të kthehet në Fenerbahce, sipas mediave lokale në kryeqytetin italian.

Edhe Premierliga mund të jetë destinacioni i ardhshëm i sulmuesit kosovar, me Burnley dhe Tottenham që thuhet të jenë të interesuara për të.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...