Lazio në kërkim të zëvendësuesit të Strakoshës

PUBLIKUAR

E ardhmja e Thomas Strakoshës te Lazio është vënë në dyshim, ndërsa trajneri Simone Inzaghi dhe drejtori sportiv, Igli Tare, janë në kërkim të një zëvendësuesi.

25-vjeçari ka luajtur vetëm gjashtë herë në Serie A këtë sezon duke pranuar 12 gola dhe e ka mbajtur të paprekur portën vetëm në një sfidë.

Transferimi i Pepe Reinas në verën e kaluar thuhet ta ketë vënë në presion Strakoshën, ndërsa Il Messaggero bën të ditur se ka pasur edhe mosmarrëveshje në zhveshtore.

(Foto: Instagram/thomas_strakosha)

Tare gjithmonë i ka dalë në mbrojtje portierit shqiptar, mirëpo edhe ai është duke shikuar me një sy kah e ardhmja, ndërkohë që në portë është duke luajtur Reina.

Sipas Tuttomercatoweb, Biancocelestët janë në kërkim të portierit të Shakhtar Donetskut, Anatoliy Trubinm derisa Il Messaggero raporton se në listë është edhe gardiani i Beneventos, Lorenzo Montipo. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...