Lazio arrin marrëveshje për De Vrij

PUBLIKUAR

4

 

Lazio ka siguruar shërbimet e mbrojtësit Stefan de Vrij nga Feyenoordi.

22-vjeçari bëri paraqitje të mira me Holandën në Kampionatin Botëror duke luajtur në të gjithë ndeshjet e asaj përfaqësuese.

Drejtori për komunikim me media i Biancocelestëve, Stefano De Martino, ka thënë se pas nënshtrimit të testeve mjekësore, holandezi do ta nënshkruajë kontratën me klubin e ri.

“E mirëpresim me kënaqësi mbrojtësin më të mirë në Kampionatin Botëror”.

“Ai është një transferim i nivelit ndërkombëtar”, ka deklaruar De Martino për Lazio Style Radio.

Lazio do të paguajë nëntë milionë euro për futbollistin që ishte shënjestër edhe për Manchester Unitedin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gordon synon ta zë me gola Mbappen, shënon katër herë veç n’pjesën e parë

Skuadra e Newcastle Unitedit ka shënuar golin e pestë ndaj Qarabagut në ndeshjen e...

Mbyllet pjesa e parë, tri gola në Suharekë

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Ballkanit dhe Malishevës e vlefshme për...

Shkëndija e pamëshirshme ndaj Tikveshit

Futbollistët e KF Shkëndija morën një fitore të thellë 1-4 në transfertë ndaj Tikveshit...