Lavrov: Rusia është e gatshme të ndihmojë Serbinë për çështjen e Kosovës

PUBLIKUAR

Ministri i Jashtëm Rus Sergei Lavrov i ka dërguar një urim krishtlindjesh Ministrit të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, në të cilën ka theksuar se Moska është e gatshme për bashkëpunim të ngushtë lidhur me Kosovën.

Në këtë deklaratë thuhet se viti 2018 u karakterizua nga forcimi aktiv i partneritetit strategjik mes dyja vendeve, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

Kreu i diplomacisë ruse tha se ai kujton pritjen e ngrohtë që iu dha atij gjatë vizitës së tij në Beograd më 21 dhe 22 shkurt 2018, duke shënuar 180 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Rusisë dhe Serbisë.

“Mbaj parasysh takime të reja në vitin e ardhshëm për të vazhduar shkëmbimin e pikëpamjeve dhe për të koordinuar hapat në arenën ndërkombëtare. Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim të mëtejshëm në çështjen e Kosovës”, ka shkruar Lavrov./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...