Lavrov: Akuzat amerikane për furnizim të talibanëve janë të pabaza

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një rast i dhunës në familje u raportua në ditën e Bajramit në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i...

Vdes meteorologu Sylë Tahirsylaj

Ka vdekur sot meteorologu Sylë Tahirsylaj. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Tahirsylajt. Në...

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha mbrëmë se akuzat e Shteteve të Bashkuara, se Moska i furnizon me armatim talibanët në Afganistan, janë të pabaza.

Pardje, një zyrtar ushtarak amerikan në Kabul, që ka folur para gazetarëve në kusht të anonimitetit, tha se Rusia po u dërgonte talibanëve pushkë automatike dhe armatim tjetër me peshë të mesme, për përdorim në provincat jugore afgane, Helmand, Kandahar dhe Uruzgan.

“Këto komente janë joprofesionale dhe të pabaza”, tha Lavrov në një konferencë për gazetarë në Moskë, dhe ka shtuar se zyrtarët e inteligjencës të Shteteve të Bashkuara “e dinë shumë mirë se këto pretendime janë të rrejshme”.

“Askush nuk e ka paraqitur asnjë fakt të vetëm”, tha Lavrov.

Zyrtari i lartë rus tha se qëndrimi i Rusisë është që talibanët duhet të marrin pjesë në negociatat për paqe në Afganistan, ndërsa për të ndodhur kjo, talibanët duhet “ta ndalin dhunën, të shkëputen nga terrorizmi dhe ta respektojnë kushtetutën”. /Rel/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...