Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergie Lavrov, ka thënë sot se suspendimi i marrëveshjes për asgjësimin e plutoniumit për prodhimin e armëve është shenj për Washingtonin se t’i flasësh Rusisë nga pozicioni i forcës, në gjuhë të sanksioneve dhe ultimatumeve, nuk do të funksionojë.
Lavrov ka shtuar në një komunikatë të publikuar në uebsajtin e ministrisë së Jashtme ruse se suspendimi rus i marrëveshjes ka qenë një masë e detyrueshme dhe se mënyra se si asgjësimi amerikan i plutoniumit nuk siguron pathyeshmërinë e përdorimit të saj ushtarak, transmeton Express.
Ai, po ashtu ka shtuar se Rusia nuk po heq dorë nga përgjegjësitë e veta për çarmatim bërthamor./Express/


