‘Lautar është i lumtur në Inter ‘

PUBLIKUAR

Agjenti i Lautaro Martinez është takuar sot me drejtorët e Interit dhe i ka siguruar ata që ai është i “lumtur” në klub. “Ne nuk kemi folur për klauzolën e lirimit”, ka thënë ai

Beto Yaque dhe stafi i tij ishte në zyrët e Interit në Milan sonte dhe pas takimit kanë folur për gazetarët që ishin në pritje jashtë.

“Ishte një takim që ne e kishim planifikuar por nuk e kishim mbajtur për shkak të Covidit, kështu që e riaranzhuam”, tha Beto Yaque.

“Lautaro është i lumtur në Inter”.

Ai është pyetur nëse ka pasur negociata për ta larguar apo ndryshuar klauzolën e lirimit që lojtari e ka 110 milionë euro.

“Ne nuk kemi folur për këtë gjë”, ka thënë ai.

Argjentinasi ka kontratë me Interin deri në qershor të vitit 2023, por ata janë ne negociata për ta vazhduar atë deri në qershor të vitit 2025. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...