Largimi i dhjamit në pjesë të ndryshme të trupit

PUBLIKUAR

Disa medikamente mund të ndikojnë në rritjen e estrogjenit dhe për këtë arsye bisedoni me mjekun tuaj në lidhje me ndryshimin terapisë, shkruan “Zëri.info”.

Keni probleme me peshën e tepërt dhe dietat e ndryshme nuk kanë bërë punë dhe zonat ku keni dëshiruar të largoni dhjamin kanë mbetur të njëjta. Nuk mund të zgjidhet problemi duke kufizuar marrjen e kalorive, por duke përdorur hormonet mund të ndikoni në pjesët ku yndyra ruhet vazhdimisht.

Dhjami në kofshë

Dhjamit në zonën e mollaqeve dhe të kofshëve mund të jetë një shenjë e nivelit të lartë të estrogjenit. Disa medikamente mund të ndikojnë në rritjen e estrogjenit dhe për këtë arsye bisedoni me mjekun tuaj në lidhje me ndryshimin terapisë, në qoftë se keni indikacione të tilla. Konsumoni lakër dhe brokoli, sepse ato përmbajnë mikronutriene që ndihmojnë në rregullimin e enzimave të mëlçisë.

Dhjami në stomak

Dhjami në zonën e barkut mund të jetë një shenjë e prodhimit të tepruar të kortizolit, i cili është një hormon stresi. Ky hormon prodhohet kryesisht kur jeni nën stres dhe kur keni nevojë të reagoni në një situatë të caktuar.

Kortizolit rrit nivelin e yndyrës dhe sheqerit në gjak, për t’ju ndihmuar që të përballeni me stresin. Gjeni shkakun e stresit tuaj dhe përpiquni për të balancuar reaksionin hormonal. Hani sasi të vogla të ushqimit më shpesh, që të jeni në gjendje për t’i kontrolluar luhatjet e nivelit të sheqerit në gjak dhe kjo do të kontrollojë edhe lirimin e kortizolit. Nga ana tjetër, mos e teproni me ushtrime. /ZERI

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...