Laporte: “Messi ka oferta tjera”

PUBLIKUAR

Presidenti i Barcelonës prezantoi sot afrimin e dytë të merkatos së verës për katalanët, mbrojtësin Eric Garcia, i cili rikthehet në “Camp Nou” pas një eksperience te anglezët e Manchester City.

Pyetjet e shumta nuk ishin për Garcian, por për vazhdimin e mundshëm të Leo Messit, për rinovimin e kontratës.

Duke folur për dëshirën që ai të qëndrojë dhe se të gjithë janë optimist se do ta bëjë, për të luajtur me shokun, Sergio Agueron, Laportes i shpëtoi nga kjo një gjë tjetër, duke konfirmuar kështu se s’do të jetë e lehtë që argjentinasi të qëndrojë.

“E dimë se ai dëshiron të qëndrojë, por sikurse Garcia, Leo ka oferta tjera”, deklaroi ai, diçka që lë në ajër ende të ardhmen e Messit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...