EDHE PSE kaherë është e njohur që larja e duarve është preventivë e shëndetit të mirë, hulumtimet e paradokohshme kanë treguar që është një numër i vogël i atyre të cilët dinë t’i lajnë duart në mënyrë të drejtë.
Në të vërtetë, hulumtuesit e Universitetit të Michiganit kanë vështruar larjen e duarve në një tualet publik, transmeton Telegrafi.
Nga pothuajse katër mijë njerëzit, të cilët janë përfshirë në këtë vështrim, vetëm 5 për qind i kanë larë duart në mënyrë të drejtë.
Kjo do të thotë që i kanë bërë mjaftueshëm duart me sapun, pastaj i kanë fërkuar duart dhe nyjat për t’i eliminuar bakteret. Madje 10 për qind, nga të cilët shumica meshkuj, nuk i kanë lartë duart pas përdorimit të tualetit, ndërsa 30 për qind e atyre vetëm i kanë kaluar duart nëpër ujë.



