Land Rover përgatit Defender me 3 rreshta vendesh

PUBLIKUAR

Në kabinën e pasagjerëve do të ketë vend për një maksimum prej tetë personash.

Në mars të këtij viti, Land Rover premtoi të nisë një version me tre rreshta të Defender brenda 18 muajve dhe, duke gjykuar nga fotot e para “spiune” të modelit nga java e kaluar, prodhuesi britanik ka shumë të ngjarë të përmbushë afatin e caktuar për vetveten.

Dallimi më i madh në krahasim me Defender 110 është shtrirja e pjesës së pasme të trupit pas shtyllës “C”.

Gjatësia e versionit 130 pritet të jetë rreth 5,100 mm, që është rreth 35 cm më shumë në krahasim me Defender 110.

Kabina e pasagjerëve do të strehojë deri në 8 persona, të akomoduar në tre rreshta vendesh. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...