Land Rover ka bërë të ditur çmimin që do të ketë Defender i ri

PUBLIKUAR

Mësohen çmimet, që do kenë versionet e modelit Defender

Në muajin shtator, Land Rover e ka shpalosur Defender të ri, në Frankfurt Auto Show, transmeton Telegrafi.

Kjo makinë që i përket gjeneratës së dytë, vazhdon ta ketë formën katrore, vetëm se ka nivel më të madh të teknologjisë dhe është më i fuqishëm.

Se sa do të kushtojë, deri më tani ishte mister, ndërsa Land Rover, derisa Land Rover ka bërë të ditur tani që LA Auto Show është gati të fillojë.

Pagesa fillestare për këtë makinë fillon nga 45 mijë euro, kur të lansohet gjatë vitit që vjen, derisa për pakon e plotë duhet paguar 58,800 euro.

Versioni bazë e ka motorin me 2.0 litra që prodhon 296 kuaj fuqi, derisa opsioni hibrid me 3.0 litra dhe motorin 48-volt, mundëson të prodhojë 395 kuaj fuqi.

Këtë makinë për të gjitha terrenet, do ta shohim në filmin e ri të James Bond, duke treguar shkathtësitë nëpër disa skena aksion. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...