Land Rover dhe Ford, me vetura që vetëvoziten dhe ‘flasin’ me njëra-tjetrën

PUBLIKUAR

Prodhuesit e automobilave i kanë bashkuar forcat, që të krijojnë një veturë vetëvozitëse që sjell lehtësi shumë të mëdha, ulë shpenzimin dhe ndotjen e ambientit.

Këto makina nga Land Roveri dhe Fordi do të kenë të instaluara një mekanizëm të veçantë, që i sinjalizon njëra-tjetrës nëse në ndonjë rrugë ka kolona të gjata, apo kur në afërsi ka vend të lirë parkingu, transmeton Telegrafi.

Me anë të projektit prej 22 milionë eurove të quajtur ‘Autodrive’, po tentohet të krijohet ky algoritëm unik, me anë të së cilët automobilat njoftohen me kohë se kur ndizet drita e kuqe dhe e zvogëlojnë shpejtësinë ngadalë, e jo menjëherë.

Përmes programit provohet të krijohet sistemi që i mundëson veturat të ‘flasin’ mes vete, duke i lehtësuar shumë segmente të udhëtimit.

Në të njëjtën kohë, këta automobila do të shpenzojnë më pak, sepse shmangin vozitjet apo xhirot e panevojshme, me çka edhe ndotja e ambientit nga lirimi i gazrave është shumë më i vogël.

Deri më tani ‘Autodrive’ është në fazat fillestare, ndërsa pritet që testimi rrugor të bëhet gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...