Land Rover Defender me opsione speciale për tregun kinez (Foto)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me...

efender i ri, mund të ketë bazë më të gjerë rrotash kur të del në shitje

Për disa gjenerata, Defender ka qenë modeli kryesor i kompanisë, që është përpunuar edhe më shumë, sa heqë që ka dalë në shitje, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, gjithnjë ka hapësirë për përmirësime dhe ndryshime që të përshtatet sa më shumë me nevojat e tregut. Derisa blerësit perëndimorë janë të kënaqur, ata të tregut kinez kanë ankesa të konsiderueshme dhe duan ndryshime.

Kompania britanike, ka mbetur në pozitë të vështirë dhe nuk po di se në farë drejtimi të punojë, duke pasur parasysh numrin e madh të shitjeve që ka në Kinë.

Gjatë prezantimit para investitorëve, zyrtarë të Jaguar Land Rover, kanë bërë të ditur se do ta lansojnë një Defender me opsione speciale, vetëm për tregun kinez, por pa dhënë ndonjë specifikë.

Meqenëse nuk dihet me saktësi, mendohet se ky model do të ketë bazë më të gjerë të rrotave dhe të jetë më i elektrizuar. Frankfurt Auto Show që zhvillohet në shtator, është aktiviteti ku do ta shohim Land Rover Defender, që lansohet gjatë vitit që vjen.

Megjithatë, nuk dihet nëse ndryshimet e paralajmëruara do t’i ketë edhe kur të lansohet në Kinë, ku pritet të vazhdojë të jetë shumë i kërkuar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...